E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet 40-vjeçari, i dënuar në mungesë për vrasje

 

Sipas policisë së Fierit, ai ishte dënuar me 25 vite në mungesë për një vrasje të kryer në 1998

Fier-Pas disa vitesh në kërkim nga policia, një 40-vjeçar, i dënuar në mungesë për vrasje i ka dhënë fund jetës, në banesën ku qëndronte i fshehur. Ngjarja ndodhi mesnatën e së premtes, në Patos të Fierit, ku Albert Gjata është gjetur pa jetë, i mbytur mes gjakut. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Gjata ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje, që në vitin 2001. Por që nga ajo kohë, qëndronte i fshehur dhe ishte në kërkimin e policisë.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi në lagjen “29 marsi” të Patosit, vend ku banonte 40-vjeçari Gjata. Sipas burimeve policore, viktima është gjetur i vdekur nga të afërm të tij, ndërkohë që alarmin mësohet se e kanë dhënë fqinjët, fill pasi kanë dëgjuar krismën e armës. “Viktima i ka dhënë fund jetës me një plumb pistolete në kokë”- thonë burimet policore, që sqarojnë se për këtë janë gjetur edhe arma dhe gëzhoja në vendin e ngjarjes. Mjete që u sekuestruan menjëherë në cilësinë e provës materiale. “Ka qenë ora 23.30 e së premtes, kur të afërmit e tij kanë dëgjuar në njërën prej dhomave ku rrinte Alberti një krismë arme”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ata kanë hapur derën dhekanë parë të shtrirë në dyshemenë e dhomës pa shenja jete 40-vjeçarin.

Policia

Sipas policisë, vdekja ka qenë e menjëhershme. “Viktima ka qëlluar veten direkt në kokë dhe për këtë ka gjetur vdekjen menjëherë”,- thonë burimet policore, sipas të cilëve ndihma mjekësore me qëllim shpëtimin e jetës ka qenë e pamundur. Pas mbledhjes së dëshmive nga familjarët dhe të dhënat e para, policia bën me dije se viktima ka qëlluar veten me një plumb në kokë. Arma e përdorur është një pistoletë TT. “Dyshohet se shkak i vetëvrasjes është një depresion psikik që ka kaluar viktima”,- thonë burimet, të cilat mbështeten edhe nga deklaratat e familjarëve. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TTdhe një gëzhojë.

Viktima, dënuar për vrasje

Albert Gjata, sipas policisë ishte dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2001 nga gjykata e rrethit gjyqësor të Fierit. “Ai ishte dënuar në mungesë me 25 vite burgpër veprën penale të vrasjes me dashje dhe që nga ajo kohë ka qenë person i shpallur në kërkim”,- thonë burimet zyrtare. Sipas të dhënave, krimi ka ndodhur në datën 19.04.1998, kohë kur Gjata ka vrarë me armë zjarri shtetasin Llazar Stefa. Ngjarja e shumë viteve më parë ndodhi në vendin e quajtur Sheq i Vogël, në Fier dhe atëherë u tha se vrasja erdhi pas një konflikti mes dy viktimave për motive pronësie. Ndërkaq, që nga koha e dhënies së dënimit ai mundi të qëndronte në arrati, por mësohet se tre vitet e fundi i ka kaluar në vështirësi shumë të madhe. Këtë kohë, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ai qëndronte në një pallat në Patos, në kushtet e izolimit. Policia gjatë kontrollit në banesë ka gjetur shumë ushqime të konservuara dhe mendohet se jeta prej të kërkuari atij i ishte bërë e padurueshme. Në shumicën e kohës, mësohet se ai jetonte i vetëm, që të mos binte në sy të të tjerëve dhe për më tepër të policisë. Gjë që dyshohet se e ka rënduar gjendjen mendore të tij. Ngapoliciaversioni i dhënë për vetëvrasjen është ajo e një depresioni psikik të momentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›