Vetevritet agjenti i antidroges

I riu sipas burimeve te konfirmuara, por jo zyrtare, ka lene edhe nje leter lamtumire nepermjet te ciles rrefen shkaqet qe e kane shtyre te shkrepe armen per tu vetevrare, megjithate paraprakisht burimet jane treguar te rezervuara per te thene se cfare shkruhej ne te.
Florenc Muco jetonte vetem ne katin e pare te ketij pallati ne lagjen “Ali Demi”, Tirane. Ne vendngjarje, perkunder rasteve te ngjashme te vetevrasjeve kane mberritur forca te shumta policie, te rendit dhe krimeve, por edhe agjente te antidroges te cilet e njohin me nga afer viktimen dhe kane marre pjese ne mjaft aksione si te infiltruar.
Policia deklaroi se behet fjale per nje vetevrasje, megjithese deri vone ne vendngjarje eshte hetuar si dhe ka patur kontroll te imtesishem te baneses.
Behet e ditur se agjenti i antidroges ka gjetur vdekjen e menjehershme, nga nje plumb ne koke. Nuk dihet ende nese puna e tij si agjent i antidroges, nje nga sektoret me te veshtire ne polici ka ndikuar dhe ka renduar gjendjen e tij psiqike, apo ka arsye te tjera te cilat mund ta kene shtyre drejt aktit fatal.
Policia ka vendosur nje shirit ku brenda te cilit ndalohej levizja e civileve, per shkak te marrjes se provave ne vendngjarje, por dhe faktit se viktima eshte nga radhet e policise dhe dokumentimi i ngjarjes kerkon hetim dhe zbardhje te plote.
Mesohet se viktima ka marre pjese me se fundmi si agjent zbulimi gjate operacionit te antidroges te kesaj te hene qe u finalizua me zbulimin e 2 kilogrameve heroine dhe arrestimin e pese personave.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code