E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Prishtines i nevojitet ligji per kryeqytetin

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Komunes se Prishtines, Isa Mustafa qendruan te dielen ne lagjen "Arberia", ku pane nga afer ecurine e punimeve ne unazes qendrore, qe eshte njeri nder investimet me te medha ne kryeqytet. Me kete rast, presidenti Sejdiu tha se eshte kenaqesi te shohesh perfundimin e nje projekti te madh qe e ka bere Komuna e Prishtines.

"Mendoj se eshte bere nje zgjedhje jashtezakonisht e mire ne kuptimin urbanistik dhe infrastrukturor, ne kuptimin e gjetjes se formules me te mire per ta lehtesuar qarkullimin e qytetareve. Ky mbikalim dhe nenkalim, qe lidhet edhe me hekurudhen, mendoj se do te ofroje mundesi me te medha te qarkullimit pa pengesa. Pra, mbikalimi apo unaza e Arberise, eshte nje emertim shume i mire qe lidhet me kete lagje te bukur te Prishtines, por edhe nje mundesi e mire e qarkullimit me pjeset e tjera te qytetit", theksoi Sejdiu.

I pyetur nga gazetaret per zvarritjen e ligjit per Prishtinen, presidenti Sejdiu tha: "Besoj se Qeveria do ta kete parasysh nevojen qe ka Prishtina si kryeqytet i vendit, ashtu sic parashihet edhe me Kushtetute, qe te nxirret nje ligj specifik per te, qe te kete nje trajtim te vecante, si cdo kryeqytet tjeter ne Evropen e Bashkuar".

Po ashtu, Sejdiu tha se eshte obligim edhe i institucioneve te vendit per ta nxjerre nje ligj te vecante, sikurse qe kane edhe vendet e tjera ne Evrope. "Eshte borxh dhe obligim i Qeverise dhe Parlamentit te nxjerrin nje ligj te mire per Prishtinen, eshte nje projekt qe eshte ofruar si baze e mire, ndaj eshte detyre e Qeverise dhe e parlamentareve ta procedojne sa me shpejt", tha ai.

Nderkaq, kryetari i Komunes se Prishtines, Isa Mustafa, tha se ky projekt eshte nder projektet me te rendesishme te Komunes se Prishtines. "Eshte fjala per nje investim rreth 3 milione e gjysme euro ne unaze, per krijimin e infrastruktures, e cila do te lehtesoje dukshem qarkullimin ne qytetin e Prishtines", pohoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›