Ndertimi, sektori perfaqesues i ekonomise
Sektori i ndertimit perfaqeson nje nga sektoret me aktive te ekonomise shqiptare. Gjate vitit te kaluar prodhimi i ketij sektori ka perfaqesuar rreth 14 per qind te Prodhimit te Pergjithshem Bruto ne vend dhe ka siguruar rreth 17 per qind te shitjeve totale nga sektoret prodhues jobujqesore te ekonomise se vendit. Ne sektorin e ndertimit regjistrohen si te punesuar mesatarisht rreth 18 per qind e te punesuarve gjithsej ne sektorin privat jobujqesor te ekonomise se vendit. Ritmet e shpejta te rritjes se prodhimit ne kete sektor kane bere qe kontributi i tij ne rritjen ekonomike te viteve te fundit te jete i konsiderueshem. Bazuar ne te dhena nga lejet e miratuara per ndertime nje peshe gjithnje e me te madhe kane zene ndertimet per qellime banimi. Ndersa, ndertimet e reja perbejne peshen me te larte ne vleren e parashikuar te lejeve te ndertimit, krahasuar me rikonstruksionet. Persa i takon sektorit shteteror ai eshte i perqendruar ne nje mase me te madhe ne ndertimet inxhinierike, ku aktiviteti kryesor lidhet me ndertimin e rrugeve dhe autostradave.
Paralajmerimi i Bankes se Shqiperise per tregun e banesave
Nje rritje e normave te interesit bashkeshoqeruar me nje zhvleresim te lekut, do te transformonte rrezikun nga normat e interesit dhe kursi i kembimit ne nje rrezik indirekt te kredise per sistemin bankar, lajmeron Banka e Shqiperise. Sipas saj, kjo panorame, e cila mund te shoqerohet edhe nga prishje te ekuilibrave makroekonomike, mund te shkaktoje nje perkeqesim te cilesise se huave per shtepi apo nje status paaftesite pagese per individet. Banka e Shqiperise ka dale me konkluzionin se, tregu i huave per shtepi mbart mbi vete implikime te rendesishme dhe te nderlidhura ngushte me shume sektore te ekonomise. Banka e Shqiperise ka lajmeruar me pare se, nese bankat nuk i liberalizojne politikat e kreditimit per shtepi, zhvillimi i tregut te banesave konsiderohet i pamundur. Kjo per shkak se, mundesia per kursime e individeve qe kane nevoje te blejne nje shtepi eshte shume me e ulet se, sa cmimi i apartamenteve ne tregje. Per periudha afatgjata, cmimet reale te shtepive tentojne te rriten me nje norme relativisht te perafert me rritjen e Prodhimit te Brendshem Bruto per banor. Per te disponuar nje kredi per shtepi, duhet qe patjeter bankat te depozitojne fonde afatgjata. Aktualisht, struktura e depozitave perkon me nje periudhe maturimi afatshkurter apo me pak se, nje vit. Nderkohe, huate per shtepi konsistojne ne periudha afatgjata, gje qe tregon per nje mosperputhje te dukshme maturimi. Ky fakt kufizon aftesite e sistemit bankar per te kontribuar ne nje rritje graduale dhe te matur, te tregut te shtepive. Gjithashtu, zhvendosja e portofolit te kredise ne monedhen vendase do te ulte ekspozimin e zhvillimeve te sistemit bankar nga levizjet e kursit te kembimit dhe do te kontribuonte ne ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit financiar ne vend. Banka Qendrore, ka marre nje sere masash ndaj bankave te nivelit te dyte, per te nxitur prej tyre perdorimin e lekut.