E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi i kembimit, frenon tregun e banesave

Blerina Hoxha

Tregu i imobilar eshte frenuar keto dite nga levizjet e shpeshta te kursit te kembimit. Luhatshmeria e kembimit te lekut me euron ka bere qe mjaft te interesuar per te blere shtepi t'i kene zhvendosur planet e tyre per me vone, ne pritje te stabilizimit te vlerave te kembimit. Kete fakt e njoftojne agjencite imobilare ne kryeqytet. Vetem kete muaj kembimi euros me lekun eshte luhatur me 8 pike. Ne fillim te muajit euro ka kushtuar 138 leke, me pas 134 leke dhe dje 136 leke. Tregu i banesave ne vendin tone i zhvillon transaksionet e tij me euro dhe per pasoje levizjet ne kursin e kembimit te lekut me euron ndikojne ne uljen ose ne rritjen e kostove. Ne rastin konkret nencmimi i lekut ndaj euros ka ndikuar ne rritjen e kostove te banesave. Vetem prej forcimit te euros kundrejt lekut cmimet e banesave jane rritur rreth 15 per qind nga janari 2009. Ne fillim te vitit nje euro kembehej ne kuotat 119 lekeve, ndersa tani nje euro kembehet me 136 lekeve. Ne kete situate ata qe i kane te ardhurat ne leke dhe u duhet te blejne nje shtepi ne euro u duhet te paguajne 15 per qind me shume. Te njejten kosto po perballojne edhe ata qe kane per te shlyer nje kredi ne euro nderkohe qe te ardhurat i kane leke. Nencmimi i lekut ndaj euros dhe ndaj dollarit i ka shtrenjtuar dukshem sherbimet qe ofrohen ne euro, si cmimet e pasurive te paluajtshme dhe biletat e avionit dhe shume sherbime te tjera qe ofrohen ne valuten e perbashket. Por koston me te madhe e krijon tregu imobilar. Agjencite pohojne se, aktualisht nga nje renie te kerkeses per banesa te reja por nga ana tjeter, cmimi mbetet i pandryshuar per shak te zhvleresimit te lekut. Renia e shitjeve te apartamenteve gjate vitit te kaluar me kater here, sipas Bankes se Shqiperise, ka krijuar nje sasi te konsiderueshme apartamentesh te padhena me qira ose te pashitura. Keto apartamente ndikojne fort ne renien e cmimeve, por kursi i kembimit nga ana tjeter nuk eshte duke e bere reale kete renie. Nje tipar mbizoterues i huase ne Shqiperi, vecanerisht per ate per shtepi, eshte dhenia e saj ne monedhe te huaj, ndersa te ardhurat e huamarresve pergjithesisht gjenerohen ne leke. Nderkohe me heret Banka e Shqiperise i kishte keshilluar bankat e nivelit te dyte te kreditonin klientet ne monedhen qe i kishin te ardhurat. Megjithese ka nje tendence pozitive ne kete drejtim, rreth 75 per qind e portofolit te bankave eshte ne euro. Por, tendenca e bankave per te perdorur lekun eshte rritur ndjeshem kete vit. Konstatimin e ka bere Banka e Shqiperise, sipas se ciles ecuria e kredise sipas monedhave shpreh tendencen e bankave per te zhvendosur aktivitetin kreditues nga kreditimi ne monedhe te huaj, ne leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›