Emigrantët u kthehen vendeve të punës

“Në orët në vazhdim pritet që numri i emigrantëve që udhëtojnë drejt Greqisë të rritet”, thuhet në komunikatën e policisë.
I njëjti burim tha se policia kufitare ka marrë të gjithë masat për të përballuar fluksin. “Aktualisht, funksionojnë shtatë sportele, katër në dalje dhe tre në hyrje, ndërsa pala greke ka ngritur katër sportele në hyrje dhe dy në dalje”, nënvizon policia kufitare, duke shtuar se pavaresisht fluksit të pandërprerë, gjatë ditës së djeshme, natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, nuk janë krijuar radhë apo vonesa nga pala greke, duke punuar pa shkaktuar asnjë problem.
Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika të kalimit kufitar, ajo e Kakavijes, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe “Tre Urat”, që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit.
Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët. /Start/
2012-08-20 10:45