E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja emëron ekipin kundër Shqipërisë

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 12:59

Selektori i përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Susic, e ka bërë përzgjedhjen e lojtarëve të ekipit të tij për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për kampionatin evropian ‘Euro 2012’ ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë, edhe pse aktualisht Bosnja është e suspenduar nga garat ndërkombëtare.

Susic ka thënë se do ta përgatitë ekipin e tij për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit, duke besuar se ky suspendim do t’i hiqet me kohë.

Bonsja dhe Hercegovina u suspendua nga UEFA e FIFA më 1 prill, pasi nuk ndryshoi strukturën presidenciale në Federatën e saj, që është në kundërshtim me statutin e organeve udhëheqëse të futbollit botëror dhe atij evropian.

Pas suspendimit, FIFA ka emëruar një komitet për normalizim, i cili ka punuar për t’i bindur drejtuesit e futbollit në vend që të votojnë për statutin e ri në asamblenë e radhës që e mban Federata boshnjake më 26 maj. Javën e kaluar FIFA dhe UEFA janë shprehur të kënaqura me progresin e arritur në këtë drejtim, duke shprehur besimin e tyre se ndryshimet mund të bëhen me kohë dhe suspendimi t’i hiqet.

Bosnja është e katërta në Grupin D me 7 pikë të tubuara, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, dhe do të udhëtojë drejt Bukureshtit për t’u takuar me Rumaninë më 3 qershor, derisa e pret Shqipërinë më 7 qershor.

Ekipi:

Portierë: Kenan Hasagic, Ibrahim Sehic, Asmir Avdukic
Mbrojtësit: Ognjen Vranjes, Boris Pandza, Emir Spahic, Adnan Mravac, Mensur Mujdza, Sejad Salihovic, Muhamed Besic, Muhamed Subasic
Mesfushorët: Miralem Pjanic, Elvir Rahimic, Zvjezdan Misimovic, Senad Lulic, Haris Medunjanin, Semir Stilic, Senijad Ibricic, Darko Maletic
Sulmuesit: Edin Dzeko, Zlatan Muslimovic, Vedad Ibisevic

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›