E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset me makinën, vdes motoçiklisti

Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë-Laç. Një "Mercedes Benz" me targa TR6141K është përplasur me një motoçikletë tek Ura e Milotit. Nga përplasja e fortë, makina ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Në aksident kanë mbetur të vdekur drejtuesi i motoçikletës Bilal Mema, 42 vjeç, ndërsa është plagosur Gëzim Gjergji, i cili ndodhej si pasagjer në makinë. Shoferi i "Mercedesit" ka shpëtuar me plagë të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, që paraprakisht i atribuohet shpejtësisë tej normave të lejuara, çka është shkaku më i zakonshëm i aksidenteve në këtë aks rrugor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›