Vetura nga Kosova përplas kalimtarin

Rrëshen, 17 gusht - Aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Rrëshen- Kalimash. Policia informoi se rreth orës 05.00 të ditës së sotme ( e martë), një makinë me targa kosovare ka përplasur për vdekje një kalimtar, informon BallkanWeb.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zallxhuxh dhe viktima është identifikuar nga policia lokale, si Ndue Seferi 72 vjeç. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar edhe shkakun e aksidentit. Tash për tash, nuk dihet emri i shoferit nga Kosova.