E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre shqiptarë dhe një serb arrestohen për kontrabandim me kafshë

Podujevë, 16 gusht - Më  15 gusht,  rreth orës 02:30, nga Policia e Kosovës, njësia policore patrulluese e stacionit policor të Podujevës ka ndaluar veturën me targa KS, në të cilën ka qenë një mashkull i nacionalitetit serb me inicialet U. T., 32 vjeç.
Pas kontrollimit të dokumentacionit policia kishte dyshuar  se ky  person  ka bërë kalimin ilegal të kufirit, dhe pas kësaj rasti i është dorëzuar njësisë së hetimeve të policisë kufitare rajoni i veriut.
Gjatë  intervistimit personi i dyshuar i nacionalitetit serb kishte pranuar se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Kosovë , dhe në bashkëpunim me tre persona të tjerë te nacionalitetit shqiptar dyshohet se kanë kontrabanduar kafshë nga Serbia ne Kosovë.
Personat e dyshuar të arrestuar jan렠  U .T. (1978) dhe G . Zh. (1983),  M. Sh. (1985 ) dhe B. B.
Pas kompletimit të rastit me urdhër të Prokurorit kujdestar personat e dyshuar dërgohen në ndalim policor për 48-orë, ka njoftuar policia nëpërmjet një komunikate.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›