PD: Rama kundër rrugës së Kombit. Kreu i PS: Ne ishim kundër vjedhjes
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj një komenti që Sekretari i Partisë Socialiste për Emigracionin dhe Rininë, Erion Veliaj ka bërë për rrugën Durrës-Kukës, në rrjetin social Facebook.
Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, në një deklaratë për shtyp tha se ky shkrim tregon edhe një herë urrejtjen e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për rrugën e kombit.
“Edi Rama nëpërmjet lejtnantit të tij, shpërndau në e-maile, facebook e media një shkrim të lobeve antishqiptare mbi Rrugën e Kombit. Në këtë shkrim sërish risillet deklarimi i kreut socialist se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve”, tha Mustafaraj.
Në deklaratë theksohet se; “me këtë veprim z. Rama tregoi edhe një herë, urrejtjen e tij për rrugën e kombit, rrugën e të gjithë shqiptarëve. Tregoi mashtrimin që bëri vetëm 2 muaj më parë kur u betua se Partia Socialiste nuk ka qënë asnjëherë kundër kësaj rruge”.
Sipas selisë blu, qëndrimet e PS-së synojnë njollosjen e një prej veprave më të rëndësishme në vend.
Vetëm dy muaj më pas shpërndau në të gjitha mediat shkrimin e pavlerë për të njollosur kështu veprën më të vyer e më të bukur të shqiptarëve,” thuhet në deklaratën e PD.
Rama
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PS, Edi Rama në rrjetin social, Twitter. Rama i cilësoi deklaratat e PD, akuza të ndyra e shpifje, perverse.
“Akuze e ndyre nga selia e PD ndaj meje e PS per Rrugen e Kombit!Shpifje perverse e pushtetit hajdut që vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin”.
Rama thekson me tej se, PS nuk ka qene kurre kunder Rruges se Kombit, por kunder vjedhjes se parave.
"Kurre s'kemi qene kunder Rruges se Kombit qe e ka nisur socialisti Majko.Po kurre s'do pajtohemi me vjedhjen e parave te Rruges se Kombit!".
Sipas kreut te PS, deklaratat e PD lidhur me Rrugen e Kombit nuk mund te quhen as moral, sepse behen nga njerez jo te denje.
"Shitesit e detit, vjedhesit e zgjedhjeve, vrasesit e protestuesve, kusaret e Shqiperise s'na bejne dot moral patriotik! Jane tradhetare! Pike".
(d.b/BalkanWeb)