Tafaj: Reforma, ndryshime në kurrikulat e arsimit bazë
TIRANË- Kurikulat për shkollat 9 vjeçare këtë vit do të ndryshojnë. Ministri i Arsimit Myqerm Tafaj gjatë analizës së punës për vitin 2011 dhe shpalljes së objektivave për 2012 theksoi se, çdo ide e grupeve të punës që po merren me hartimin e programeve të reja përpara zbatimit do të jetë objekt diskutimi me mësuesit dhe prindërit
Ky vit, sipas ministrit, do të jetë viti i reformave intensive që nga zgjedhja e dekanëve, komisoni i drejtoreve në shkolla deri në ndryshimin e kurrikulave bazë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
“Këtë vit do të operohet intensivisht me qëllimin e vetëm: rritjen e cilësisë në shkolla dhe në universitete”, deklaroi Tafaj.
Sipas tij, zgjedhjet për dekanët dhe rektorët e rinj do të bëhen në mesin e muajit shkurt dhe do të japin preferencat e tyre pedagogët edhe studentët. Ndërsa drejtorët e shkollave do të zgjidhen nga komisioni i posacëm i përbërë nga mësues dhe ekspertë të arsimit.
Një nga pikat kyçe të ndryshimeve që pritet të bëhen këtë vit është ajo e ndërhyrjeve në përmbajtjen të lëndëve, kryesisht matematikës për ta thjeshtësuar më tej duke ndjekur modelet e kurrikulave të vendeve europiane.
Kandidatët për studentë në vështirësi ekonomike, do të mund të marrin kredi studentore për të mbyllur vitet e universitetit me të drejtën e rikthimit të parave të shtetit vetëm kur të ketë filluar një punë.
Shteti do t‘i mbështesë ata me kredi studentore. Sistem që aplikohet për herë të parë në vendin tonë, si pjesë e reformës së financimit të institucioneve të arsimit të lartë
Të gjitha reformat e ndërmarra për këtë vit bashkë me rikonstruksionin e objekteve arsimore dhe ndërtimin e dy shkollave te reja profesionale sipas Ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj, synojnë arritjen e një ndër sfidave kryesore të kësaj ministrie rritjen e cilësisë në arsim.
Por këtë vit një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tafaj: Reforma, ndryshime në kurrikulat e arsimit bazë