Gjirokastër, “Census-Al 2011” që kërkon konsensus
21/09/2011 Reportazh / Regjistrimet e mëparshme të popullsisë në zonat minoritare, pa deformime
GJIROKASTËR - Evisa Memushi, një vajzë simpatike dhe tepër e shkathët, ka mbetur e befasuar një vit më parë, në fshatin Sofratikë (zonë minoritare), teksa zbatonte në terren një projekt pilot të mbështetur nga INSTAT për regjistrimin e popullsisë.
Ajo thotë se ky projekt kishte si objektiv perceptimin e opinionit publik lidhur me regjistrimin e popullsisë, i cili pritet të nisë më 1 tetor dhe të përfundojë 20 ditë më pas.
Gjatë anketimit, tregon Evisa, banorët minoritarë u treguan të gatshëm t’i përgjigjeshin një për një pyetjeve pafund, madje nuk kishin asnjë paragjykim për to.
Një vit më parë
“Mbaj mend, që një grua minoritare, rreth të 50-tave, tregoi me sinqeritet origjinën dhe pa ndrojtje tha se bashkëshorti i saj ishte mysliman nga Tepelena", pohon Evisa, e diplomuar në degën gjuhë-letërsi, pranë Universitetit të Gjirokastrës, sot supervizore e projektit të “CENSUS- AL 2011” për rrethin e Gjirokastrës. Sipas saj, anketimi u krye në 40 familje brenda një dite dhe asnjë prej tyre nuk refuzoi pyetjet. Për të, kjo që ndodhi një vit më parë në fshatin Sofratikë, tregon se pavarësisht kundërshtimeve të disa organizatave, banorët janë të interesuar të regjistrohen. "Personalisht mendoj se regjistrimi i popullsisë, që pritet të nisë së shpejti, do të jetë i mbarë dhe njerëzit nuk do ta refuzojnë këtë proces të rëndësishëm”, thotë Evisa.
Vjollca Kale, përgjegjëse rajonale e INSTAT-it për qarkun e Gjirokastrës, nuk heq asnjë presje nga mendimi i Evisës, pasi, siç thotë ajo, puna është organizuar në një mënyrë të tillë që çdo anketues, mund të plotësojë 100 deri në 120 pyetësorë në ditë. “Pyetësori ka 40 pyetje. Anketuesi do marrë të mirëqenë përgjigjet e intervistuesit dhe nuk ka të drejtë të ushtrojë kontroll në banesën e tij", shprehet Kale, ndërsa thekson se besimi dhe kombësia mund të deklarohet ose të refuzohet me dëshirën e intervistuesit.
Regjistrimi
Më tej, Kale sqaron se të gjitha të dhënat janë konfidenciale dhe ato do të përdoren vetëm për qëllime statistikore. "Nëpërmjet këtij pyetësori do të merret një informacion statistikor i vlefshëm mbi realitetin demografik, ekonomik dhe social, i cili do të ndihmojë në planifikimin e nevojave dhe burimeve që i nevojiten popullsisë, të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor, transporti, strehimi, punësimi etj”, argumenton qëllimin e projektit, Kale.
Ajo specifikon se në qarkun e Gjirokastrës është ngritur infrastruktura dhe janë trajnuar burimet njerëzore për një proces të suksesshëm të regjistrimit.
“Rreth 700 persona në qarkun e Gjirokastrës kanë aplikuar për 590 vende pune njëmujore. Interesimi ka qenë i lartë dhe janë zgjedhur më të mirët, që të gjithë me arsim të lartë”, pohon Kale. Më tej, përgjegjësia e INSTAT-it saktëson se nga 590 anketues, 239 janë regjistruar në rrethin e Gjirokastrës për 1200 familje, 131 në rrethin e Tepelenës për 700 familje, 139 në rrethin e Përmetit për 700 familje, ndërsa 89 do të jenë mbikëqyrës në terren.
“INSTAT parashikon të plotësojë 2400 pyetësorë në jug të vendit. Kjo shifër konsiderohet e kënaqshme dhe është një investim i madh statistikor”, vlerëson Kale.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës “Omonia”, organizuar tre ditë më parë, nga kreu i saj, Vasil Bollano, ligji për censusin, në tërësinë e tij, është vlerësuar pozitivisht.
Bollano vlerëson se në të përgjithshmen, ligji është pozitiv, por nuk kanë munguar edhe kërkesat për përsosjen e tij, si dhe ecurinë e punës për zbatimin e tij.
“Kemi bërë një varg sugjerimesh që lidhen me respektimin e transparencës së censusit dhe ruajtjen e fshehtësisë së deklarimit. Besoj se këto elemente të rëndësishme do të respektohen nga institucionet e specializuara”, thekson Bollano.