Vëzhgimi/Gerti Bogdani: Në 4 ditë takime elektorale, Edi Rama s’ka përmendur as edhe njëherë Tiranën
Përmes një daljeje për mediat deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogadani akuzoi kryetarin e opozitës njëkohësisht kreun aktual të Bashkisë së Tiranës Edi Ramën duke thënë se “Rama që vend që të bisedojë me votuesit në Tiranë se çfarë mund të bëhet për të zgjidhur problemet e shumta që ata kanë, ka zgjedhur të flasë për betejat politike nëpër qytete të tjera”. Duke thekuar se në fillim të nisjes së fushatës politike për zgjedhjet vendore të 8 majit kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës përsëri edhe këtë herë po tregon se është më shumë i fokusuar tek betejat politike dhe Partia Socialiste se sa tek Tirana. Dallimi, se si dy kandidatët për Kryetar Bashkie të Tiranës i kanë nisur fushatat e tyre është i skajshëm, nënvizoi ndër të tjera Bogdani. “Në çdo reklamë televizive që Edi Rama ka shfaqur deri tani, nuk e ka përmendur asnjëherë Tiranën. Në të vërtetë, ai nuk i ka përmendur fjalët “Kryetar Bashkie” asnjëherë. As edhe një herë. Kështu, në vend që të flasë për zgjidhje, Rama ka zgjedhur të argumentojë dhe të fajësojë pa asnjë bazë, në mënyrë që t’ua heqë vëmendjen votuesve nga fakti se qëkur është vënë në krye të Partisë Socialiste ai s’ka bërë asgjë për Tiranën”. duke u fokusuar të problemet që ka Tirana për shkak lënies pas dore të kryebashkiakut të saj, Bogdani ka nënvizuar se “duket sikur Edi Rama po punon për ta rregulluar këtë shesh por në fakt paaftësia e tij, e Bashkisë që ai drejton dhe vonesat në punimet nëntokësore, e kanë kthyer projektin e qendrës së Tiranës në një projekt të dështuar, që ka bllokuar trafikun e ka ndotur mjedisin. Bashkia, bën sikur punon në këtë shesh, por në fakt ka abuzuar e po vazhdon të abuzojë rëndë me iniciativën e qeverisë dhe fondet e gjeneruara nga donatorët, me ndërmjetësimin e qeverisë, për këtë projekt”. Duke vazhduar më tej këtë deklaratë, deputeti i PD-së Bogdani ndër të tjera tha se kemi rrugë dhe trotuare të këqija. Madje nuk kemi as rrugë të mjaftueshme. Mungojnë vend parkimet, transporti publik është në kushte minimale si dhe nuk ka as ndriçim publik. Trotuaret janë në gjendje shumë të keqe dhe mbi të gjitha kemi shumë trafik. Mjafton të shikoni se çfarë katrahure ka krijuar Edi Rama vetëm këtu, mu në mes të Tiranës për të kuptuar se si është katandisur i gjithë qyteti ynë. Ai theksoi gjithashtu se punimet në Shesh janë zvarritur dhe ndryshojnë vazhdimisht, pa paralajmërime për skemën e lëvizjes në qytet duke mos bërë asgjë tjetër veçse duke rënduar çdo ditë e më shumë frymëmarrjen e kryeqytetit, mu në zemër të tij. Këto vonesa janë të papranueshme. Mungesa e progresit është e papranueshme, tha ndër të tjera, Bogdani. Gjendja e infrastrukturës ne Tiranë është e papranueshme. Në përfundim të kësaj deklarate për mediat, Bogdani theksoi se asnjë prej këtyre problemeve nuk mund të zgjidhet nga një Kryebashkiak që punon me orar të përgjysmuar, part-time, e të përqendruar në beteja politike dhe jo tek qyteti që drejton. “Është e qartë se vetëm një i tillë si Edi Rama dhe askush tjetër, kërkon që të largojë vëmendjen e votuesve nga problemet e vërteta të kryeqytetit. Por Tirana meriton më shumë dhe më mirë”- përfundoi fjalën e tij, deputeti i PD-së, Bogdani.
...