E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Kush i paguan shpenzimet e 50 arkitektëve dhe urbanistëve të huaj në Tiranë?

27-08-2013 / Gazeta 55

Si në rastin e mbledhjes më të shtrenjtë të qeverisë në 100 vitet e fundit në Vlorë, ashtu edhe në rastin e konferencës dy ditore në Tiranë, ajo që mungon është transparenca e faturave

Edi Rama ka një problem të madhe me transparencën financiare. Nuk po flasim këtu për çështjen e deklarimit të pasurisë së tij apo të bashkëshortes së tij, Linda Rama, për të cilat mungon transparenca elementare.  Por po flasim për zijafetet e Edi Ramës në hotelin me 4 yje “Neë York”  në Vlorë dhe konferencën “Shqipëria, gjenerata e re”, të organizuar full-option në hotelin më luksoz të vendit, Hotel Sheraton, që është me 5 yje. Në këtë hotel një dhomë suitë kushton për një natë së paku, 300 euro dhe dhoma më e mirë 2 mijë euro. Ndërsa në Vlorë një dhomë hoteli kushtonte 135 euro nata, ndërsa dreka dhe darka janë fatura të tjera që duhet të jenë paguar ose do të paguhen së shpejti.  
Megjithatë si në rastin e mbledhjes më të shtrenjtë të qeverisë në 100 vitet e fundit në Vlorë, ashtu edhe në rastin e konferencës dy ditore në Tiranë, ajo që mungon është transparenca e faturave. Imagjinoni sa mund të shkojë fatura për 50 veta, për dy ditë dhe dreka e darka, plus sallat për konferencë në hotelin më të shtrenjtë në vend. Imagjinoni faturën e biletave të avionit “Charter”  për 50 persona apo faturën e marrjes me qira të një autobusi me të gjitha kushtet, etj.  Pra, janë shpenzime për qindra mijë euro, të cilat paguhen pa minimumin e  transparencës publike. Nuk besoj që Edi Rama nxjerr para nga xhepi apo me 3 mijë eurot që ka në bankë të paguajë gjithë këto fatura. As Linda Rama nuk i ka paguan dot me 100 milionët e dhëna borxh motrës sepse nuk del llogarie. As PS-ja nuk i paguan dot këto shpenzime sepse duhet një faturë tatimore, për të cilat duhet të japë llogari. Pyetja është kush i paguan hotel Nju Jork në Vlorë dhe hotel Sheraton në Tiranë?  Në pritje të përgjigjesm, po i kujtojmë Edi Ramës që gjatë fushatës elektorale kishte për qejf të lëshonte krahasimin, se një biznes i vogël paguan taksa dhe tatime njëlloj si Hotel Sheraton. Mirëpo Edi Rama nuk na thotë kush dhe sa paguan ai  (ose dikush tjetër për llogari të tij) për këto zijafete publike e mediatike, sa në Vlorë dhe në Tiranë. Ku i gjen paratë Edi Rama? Ku i gjen dhjetëra mijë euro për dy ditë mbledhje qeverie në Vlorë, që në një përllogaritje normale shkon tek 50 mijë euro. Apo duhet të mendojmë që ndërtuesin e ardhshëm të rezorteve paguajnë faturat e arkitektëve dhe urbanistëve që përligjin masterplanin e Koco Kokëdhimës. Edi Rama si kryeministër në ardhje e ka për detyrim publik të deklarojë jo vetëm pasurinë e tij reale, por edhe pasurinë e partisë Socialiste që organizon zijafete luksoze me para okulte.      

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›