E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgues të huaj në 28 qershor

 

Kryeministri Berisha ka kërkuar vëzhgues të huaj për të monitoruar zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Deklaratën, kreu i qeverisë e ka bërë gjatë takimit me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Baroneshën Uinfrid An Taylor. “Kryeministri Berisha kërkoi që Britania e Madhe të dërgojë sa më shumë vëzhgues për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, duke e garantuar Baroneshën Taylor se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur të organizojë zgjedhjet më të mira në historinë e demokracisë shqiptare, që plotësojnë tërësisht standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, siç i meriton një vend anëtar i NATO-s”, thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›