Vickers Perendimi ka faj per gjendjen ne Shqiperi
Miranda Vickers eshte nje studiuese e ceshtjes shqiptare ne Ballkan njekohesisht edhe autore e disa librave me i fundit ai per vitin e mbrapshte 1997. Vickers gjithmone ka mbajtur nje qendrim kritik ndaj menyres se qeverisjes prej politikaneve shqiptare gjate ketyre 20 viteve te fundit. Gjate nje interviste dhene gazetarit te njohur Muhamed Veliu ne Londer ajo shpreh shqetesim rreth situates aktuale qe po kalon Shqiperia.
Cili eshte komenti juaj rreth zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi e vecanerisht pas protestes te 21 Janarit ku u vrane kater protestues
Jam shume e shqetesuar sikurse te gjithe ne komunitetin nderkombetar. Per mua aspekti me shokues eshte drejtimi qe kane marre keto ngjarje nga qeveria dhe kryeministri duke tentuar ti mbushin mendjen njerezve se ata jane viktimat e verteta te kesaj situate duke e pershkruar veten si viktima te nje grushti shteti. Ne fakt viktimat e verteta jane vete populli shqiptar duke u nenvleftesuar nga qeveria njekohesisht duke mos u pare si viktimat reale te asaj qe ndodhi me 21 janar.
Pas ketyre ngjarjeve kryeministri Berisha permes televizioneve ju drejtua popullit shqiptare duke deklaruar se cfare ndodhi ishte nje grusht shteti i drejtuar nga lideri opozites zoti Rama se bashku me Prokuroren e Pergjithshme. Sipas jush a ka baza nje deklarate e tille
Une mendoj se e gjitha kjo eshte per te qeshur. Te gjithe ne e dime se cfare do te thote nje grusht shteti dhe se si ngjason nje i tille. Ne pame thjesht nje proteste popullore te njerezve qe donin nje proteste paqesore sic mund te ndodhe ne te gjitha vendet demokratike. Ata ndjejne se zgjedhjet jane manipuluar pjeserisht dhe kjo ishte nje arsye reale qe ata te dilnin ne proteste sic ne shikojme ne te gjitha vendet e Europes. Ne asnje menyre kjo nuk ishte nje perpjekje per grusht shteti. E gjithe ajo qe ndodhi ishte nje proteste e zakonshme ku njerezit kerkonin zgjedhje te reja.
Zyra e Prokurores se Pergjithshme ka kerkuar qe 6 prej pjesetareve te gardes se republikes te merren ne pyetje por policia nuk i ekzekutoi flete- thirrjet. Duket se ky incident eshte nje shembull i paster qe institucionet nuk po funksionojne. Sa e rrezikshme eshte per demokracine shqiptare
shte me te vertete shume e rrezikshme. Pas 20 vjetesh rrugetim drejt demokracise eshte e pabesueshme dhe e pafalshme te jemi ne nje situate te tille. Te gjithe mekanizmat e institucioneve shqiptare jane organizuar sipas udhezimeve te komunitetit nderkombetar. Nuk ka asnje lloj preteksti per mosfunksionimin e tyre. Jane institucione te dobeta ngaqe nuk ka nje vullnet politik qe ato jete ne fuqishme. Shume njerez ne Shqiperi jo vetem nga klasa politike por edhe nga biznesi qe kane interesa mundohen qe ti mbajne te dobeta institucionet ne menyre qe ato te manipulohen.
Sipas jush kush eshte fajtor per nje situate te tille ne Shqiperi
shte shume e lehte nese themi se kjo situate ka ardhur si produkt i rritjes se sjelljes paranojake te kryeministrit por ndoshta ky eshte nje fakt qe duhet pranuar. Jane edhe te tjere element per tu fajesuar. Mes tyre Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Komuniteti Europian.
Perse eshte nje gje e tille
Gjate 20 viteve te fundit ata kane qene deshmitare te rritjes se korrupsionit ne nivel zyrtar ne Shqiperi. Kjo situate eshte lejuar te vazhdoje keshtu relativisht pa u kontrolluar. Jane marre disa nisma kundra korrupsionit ne nje nivel te ulet por une mendoj se komuniteti nderkombetar e kane toleruar kete thjesht per stabilitetin e Shqiperise dhe te rajonit. Ky eshte shqetesimi kryesor i komunitetit nderkombetar. shte mese e qarte. E gjithe situate eshte injoruar. Tani populli shqiptar po paguan nje cmim te rende. Shqiperia u lejua ti bashkohet NATO-s pa plotesuar teresisht kerkesat per te vijuar procesin e reformave ne drejtimin e duhur. shte e pafalshme per komunitetin nderkombetar. Pra jane disa elemente qe duhen fajesuar marre ne konsiderate situaten aktuale.
Te tilla ngjarje e risollen Shqiperine edhe njehere ne vemendjen e komunitetit Europian. Sa e ka demtuar imazhin e Shqiperise dhe shqiptareve e gjitha kjo situate kur aspiratat e tyre synojne bashkimin me familjen europiane
Kjo situate e ka rikthyer Shqiperine mbrapa ne radhe per tju bashkuar BE-se vecanerisht kur tani ne BE nuk ekziston deshira per zgjerim me vende te reja. E gjitha kjo eshte arsye perfekte per ta futur kerkesen e Shqiperise menjane duke vazhduar se theni me ze te larte per vazhdimin e reformave vecanerisht per zgjedhje te lira dhe demokratike. Shqiperia nuk mund te kete progres drejt Europes me nje situate te tille pa pasur zgjedhje te lira dhe demokratike. Kur njerezit atje kerkojne zgjedhje te lira u mbyllet goja duke u qelluar ne rruge.
Cila mund te jete zgjidhja per te dale nga nje situate kaq e tensionuar kur kemi opoziten qe kerkon zgjedhje te parakohshme ndersa kryeministri i ka thene me kohe jo kesaj kerkese
Shume njerez ne Shqiperi perfshi nje politikan te respektuar si Sabri Godo kane kerkuar dhe kerkojne zgjedhje te reja qe ne veren e shkuar perfshi edhe opoziten. Kjo per mendimin tim eshte e vetmja menyre per te ecur perpara. Qe kjo te ndodhe duhet qe qeveria aktuale te jape doreheqjen duke u krijuar nje qeveri teknike e mbikeqyrur nga komuniteti nderkombetar per te ndryshuar ligjin e zgjedhjeve dhe me pas te mbahen zgjedhje te reja. Megjithate duke pare situaten aktuale jam shume pesimiste qe kryeministri ta lejoje nje gje te tille. Kjo tregon se cfare regjimi te korruptuar dhe autoritar ka ne Shqiperi dhe se ne cfare situate te rrezikshme vendi juaj ndodhet dhe i gjithe Ballkani ne teresi si rajon.