E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profesor-Doktoret e Shqiperise

Shumekush mund te kete lexuar keto dite nje shkrim te Doktor Kastriot Islamit ne lidhje me situaten aktuale qe po kalon politika Shqiptare. Sa per dijeni per publikun Doktor Islami eshte nga ata qe e konsiderojne veten socialist te vertete si Ylli Manjani Artur Zheji dhe Ilir Meta te gjithe aspirante per Doktor. Doktor Islami eshte ai deputeti i Partise Socialiste qe ashtu si Doktor Rexhep Meidani kishte studiuar per fizike atomike dhe molekulare.


Dikur Doktor Islami deklaronte hapur se si fizikant ai nuk mund te kryente dot detyren e ministrit te Financave. Nuk vonoi shume pune ditesh dhe Doktor Islami per ironi te fatit emerohet minister i Financave ne Shkurt 2002. Besoj se ju kujtohet kjo ndodhi pasi eshte e paharrueshme per cilindo.


Per me shume ne zgjedhjet e kaluara populli i Mallakastres nuk e donte Doktor Islamin te garonte per deputet te Kuvendit te Shqiperise sepse e konsideronte Doktor Islamin shume te ditur dhe shume te kualifikuar per ti sherbyer dhe mbrojtur interesat e popullit Mallakastriot. Jo me kot Doktor Islami deklaronte kohe me pare se Mallakastriotet do tia jepnin atij voten edhe sikur te varte xhaketen tek rrapi.


Kjo e detyroi Edi Ramen qe ta caktonte Doktor Islamin ne krye te listes per qarkun e Tiranes dhe si drejtues te reformes zgjedhore qe u krye me konsensus nga PD dhe PS. Perseri jo me kot Doktor Islami do te reagonte vjet mes socialisteve te Fierit se Mallakastriotet i vrane barkun pasi tani do te bej fushate elektorale ne mes te Tiranes dhe jo te endem fshatrave te Mallakastres.


Por le ti kthehemi shkrimit te tij. Ne ate shkrim Doktor Islami nder te tjera i jep pergjigje disa pyetjeve ne lidhje me konceptin e Berishes mbi pucin dhe vleresimin e figurave politike si Doktor Berisha Doktor Nano dhe Edi Rama. Ne lidhje me konceptin e pucit te hedhur rishtazi nga Doktor Berisha Doktor Islami pergjigjet


shte veshtire qe nje situate irracionale si kjo qe ka dy vjet qe zhvillohet te analizohet racionalisht aq me teper qe e gjithe kjo eshte e sajuar dhe nuk ka asnje baze reale por thjesht ka ne themel luften per pushtet. Prandaj gjykoj se kjo mund te zgjidhej vetem permes caktimit te pese vijave te kuqe 1 JO BOJKOT T KUVENDIT 2 JO BOJKOT T ZGJEDHJEVE 3 JO PROTESTA T DHUNSHME 4 JO ZGJEDHJE T PARAKOHSHME DHE 5 JO HETIM POLITIK.


Ashtu sic mund te kuptohet nga te gjithe Doktor Islami nuk i pergjigjet pyetjes se gazetarit dhe jep nje pergjigje qe nuk ka lidhje as me konceptin puc te Doktor Berishes as me irracionalitetin as me racionalitetin dhe as me ndonje princip te teorise se zgjedhjes rracionale.


shte e veshtire te kuptohet se si nje socialist i vertete si Doktor Islami e ka te veshtire te perkufizoje pucin e Doktor Berishes ne nje kohe kur kuc e mac e kane kuptuar kete lajthitje/loje e cila perdoret per te larguar vemendjen nga vrasjet dhe pergjegjesite qeveritare te 21 Janarit.


Aq me e pakuptimte behet kjo kur Doktor Islami nuk jep te pakten as perkufizimin akademik te konceptit puc. Nuk e di nese kjo vjen nga fakti se ai eshte Doktor i fizikes atomike e molekulare apo nga ajo qe nuk ka lexuar disa libra ne lidhje me pucet dhe demokracine.


Te vjen per tu cuditur se si Doktor Islamit nuk i bejne pershtypje bllokimi diktatorial i gjashte mandate-ndalimit te leshuara nga Prokurorja e Republikes ne lidhje me vrasjet e 21 Janarit konsiderimi nga ana e Doktor Berishes se Presidenti i Republikes Kryeprokurorja shefi i sherbimeve te inteligjences dhe kater gazetaret Mero Baze Filip Cakuli Sokol Balla dhe Andi Bushati jane pjesetare te grushtit te shtetit. shte vertet cuditerisht e cuditshme sidomos kur ky gabim behet nga nje Doktor Profesor i Shkencave si Doktor Profesor Islami


Por le ta mbyllim me pucin e Doktor Berishes dhe te vazhdojme me vleresimin qe ka Doktor Islami per figuren politike te Doktor Berishes Doktor Nanos dhe Edi Rames. Disa nga ju do te donin qe Doktor Islami te perfshinte ne vleresimin edhe figuren e Ilir Metes sidomos pas deklarates se Doktor Nanos se ai ishte shoferi personal i Ilir Metes.


Por ja qe nuk e ka bere dhe ky veprim mund te kete dy arsye kryesore. Disa mund te hamendesojne dhe te thone se Doktor Islami se ha ate koqe ulliri dhe te dale zbuluar pasi videoja e publikuar ne media dhe qe tregonte Ilir Meten duke ndare mes klanit te tij placken e e luftes se post-28 Qershorit do ti kujtonte te gjithve ato blloqet e gjera dhe te gjata ku sot shkruajn emrin mijera Shqiptare qe nuk kane leke per te blere as buken e gojes.


Ka edhe dicka tjeter qe e shqeteson dhe e frenon Doktor Islamin. Ne mendjen e Doktor Islamit Ilir Meta dhe organizata e tij jane e vetmja mundesi e ngelur per te mashtruar bazen socialiste dhe per te bere te mundur triumfin e Doktor Berishes dhe Doktor Nanos ashtu si ne 2005-en dhe 2009-en.


Per Doktor Islamin organizata LSI duhet mbajtur gjalle me cdo kusht duke e furnizuar ne raste krize me mercenare si Tavo dhe Manjani. Mercenaret jane te paret ne levizje gjenerali/mbreti leviz kur i vjen fundi lojes ose gjeneralit/mbretit.


Por cfare thote Doktor Islami per Doktor Berishen dhe Doktor Nanon Sipas Doktor Islamit dhe i vene kaq ne veshtiresi nga pyetja e gazetarit ai do te jete qellimisht lakonik dhe implicit per te mos i ngritur tabelen asnje mediokri qe mezi pret te me etiketoje apo te me sulmoje si pro apo kunder ketij apo atij thjesht se eshte i kenaqur apo i pakenaqur nga qendrimet e mia. Dhe ne kete vazhden lakonike dhe implicite Doktor Islami vazhdon vleresimin e tij.


Doktor Islami i konsideron Doktor Nanon dhe Doktor Berishen ne radhe te pare si individe eksperte me grada shkencore Doktore e Profesore pavaresisht se per Doktor Nanon deklaron se e ka marre graden me zotesi dhe ka qene dhe mbetet ekspert kurse per Doktor Berishen nuk e shpreh kete gje. Cudi vertet Sipas Doktor Islamit Doktor Berisha dhe Doktor Nano jane udheheqesit historike dhe te vetmit te partive respektive dhe qe te dy jane WINER fitues ne karakter.


Sipas Doktor Islamit ndryshimi midis Doktor Berishes dhe Doktor Nanos eshte se i pari eshte autoritar dhe perjashtues dhe nuk largohet edhe kur humbet. Nga ana tjeter i dyti Doktor Nano eshte liberal dhe jo-perjashtues dhe qe largohet kur humbet garat elektorale.


shte e vertete se Doktor Berisha qe nga 1990 e ketej ka perjashtuar qindra figura me vlere te se djathtes dhe politikes Shqiptare. Por gjithashtu eshte e vertete se Partia Socialiste u be lesh e li nen drejtimin e Doktor Nanos deri ne ate pike sa e majta u be kashte e k.qe apo si kembet e dhise ku nuk e merrte me vesh i pari te dytin. Ishte nen drejtimin e Doktor Nanos qe intelektuale me me ze te PS-se talleshin dhe percmoheshin publikisht nga ai brenda dhe jashte PS-se. Ishte nen drejtimin e Doktor Nanos qe pushteti fitohej nga zemrat e socialisteve te thjeshte dhe ndahej nga Doktor Nano me duart e kusareve dhe matrapazeve te klanit te tij qe nuk kishin asnje lidhje me socialistet dhe popullin e thjeshte. Ishte nen drejtimin e Doktor Nanos qe Petro Koci dhe te tjere konsideruan formimin e grupeve te ndryshme antagoniste qe e dobesonin edhe me tej PS-ne.


Ishte nen drejtimin e Doktor Nanos qe Partia Socialiste u shperbe keqazi dhe u degjenerua deri ne ate pike sa mijera intelektuale drejtues dhe socialiste te thjeshte u larguan nga PS per te rene viktime e organizates LSI te ideuar nga Sali Berisha dhe te implementuar nga Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Per te gjitha cka paraqita me siper eshte injorance dhe mediokritet te flasesh per nje Doktor Nano liberal dhe jo-perjashtues.


Ndaj mund te themi te bindur se largimet dhe perjashtimet ne PS nuk jane nje fenomen i ri i krijuar nga Edi Rama. Fenomeni i largimeve nuk ka ndryshuar por ka ndryshuar arsyeja se perse behen largimet. Ka ndryshuar gjithashtu edhe propaganda djallezore e pushtetit njezetvjecar per ta portretizuar Ramen si nje udheheqes autokrat dhe perjashtues.


Nese dje largoheshin per shkak te Ilir Metes dhe Doktor Nanos sot largohen per inat te Edi Rames dhe per interesa te Doktor Berishes Doktor Nanos dhe Ilir Metes por ne asnje rast per interesat e socialisteve te thjeshte. Edi Rama eshte thjesht nje aktor/faktor politik i paparashikuar me pare dhe qe prishi kurthin politik qe treshja Berisha-Nano-Meta i kishin ngritur ketij populli prej njezet vitesh.


Injoranca dhe mediokriteti arrin kulmin kur shikon se si Doktor Nano dhe Doktor Berisha jane sot bashke edhe me ate qe finalizoi percarjen e PS-se ne 2004 Ilir Meten. fare e beri Meten te bashkohej ne 2004 me Doktor Berishen dhe cfare e beri Meten dhe Doktor Nanon te bashkoheshin sot me Doktor Berishen kunder Edi Rames


Por cfare deklaroi Doktor Islami per liderin socialist Edi Rama Ne permbledhje per Doktor Islamin Edi Rama eshte i njejte me Sali Berishen. Nuk duhet te habiteni me kete deklarate te Doktor Islamit. Strategjia e njehsimit te Edi Rames me Sali Berishen eshte nje strategji e miredetajuar nga Doktor Berisha dhe Doktor Nano dhe e propaganduar fuqishem ne media dhe ne opinionin publik permes hafijeve dhe mercenareve te pushtetit. Jo me kot degjojme sot edhe demokrate te flaket intelektuale dhe mercenare te pushtetit te deklarojne me shume zell se Edi Rama dhe Doktor Berisha jane njelloj.


E thone kete me shume entuziazem dhe kenaqesi. A nuk ju duket e cuditshme Kjo strategji ka dy qellime kryesore 1 permes njesimit te Rames me Doktor Berishen pushteti kerkon te ruaj status quo-ne e tij duke e bere popullin te besoje permes mashtrimit se nuk ka alternative tjeter me te mire se pushteti aktual dhe 2 te krijoje dhe legjitimoje shume probleme te paqena brenda se majtes dhe kampit socialist me qellim per ti dhene ze/arsye elementeve si Doktor Islami e kompani.


Pervec atyre qe theksuam me lart Doktor Islami ne vleresimin e tij per Edi Ramen deklaron se Rama njihet si piktor dhe pak si basketbollist ky nuk eshte vleresimi im por keto jane cilesime te keshilltareve aktuale me te ngushte dikur kundershtare per vdekje. Nuk ka fituar asnje titull shkencor dhe e quan budallallek nje tentative te tille.


Shikoni me kujdes se si gjate shkrimit Doktor Islami thekson fort rendesine e titujve akademike. Kete gje e ka bere edhe me pare kur theksonte se politikes i duhen njerez me tituj akademike. Po po ka te drejte Doktor Islami pasi edhe Mahmud Ahmadinejad i Iranit eshte Profesor-Doktor.


Fatkeqesi ka qene dhe eshte per Shtetet e Bashkuara dje kur Bill Klinton dhe dhjetera presidente Amerikane qe e prine ate dhe sot Barak Obama nuk kane graden shkencore Profesor-Doktor aq me keq kur kjo grade shkencore nuk eshte per mjekesi apo fizike atomike dhe molekulare. Ne Shqiptaret kemi qene dhe jemi me fat. Fati na ka ndjekur ngahera ne cdo hap te historise Kemi ne drejtim pushtetare me grada shkencore.


Ajo qe i bashkon keta pushtetare eshte fakti se gradat shkencore jane marre ne kohen e regjimit komunist. Jemi me fat pasi pas renies se komunizmit kemi pasur per njezet vjet ne drejtim Profesor-Doktor Sali Berishen dhe Fatos Nanon. Ndaj keta dhe mbeshtetesit e tyre mund te kenaqen me faktin se Shqiperia jone eshte vendi i ketyre soj Profesor-Doktoreve. Ketij i thone fat pavaresisht se fati mund te jete i bardhe ose i zi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›