E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Facebook thyen rekordin, lë Google në vend të dytë

SHBA- Facebooku është shndërruar në rrjetin social më të frekuentuar në të gjithë botën. Duket se tashmë rekordet e tij po thyhen edhe në SHBA, ku për herë të parë përdoruesit e Facebook kanë tejkaluar ata që përdorin motorrin e kërkimit Google.

Kjo është një gjë shumë e rrallë në historinë e Google, rasti i parë që renditet i dyti në klasifikime. Për herë të parë Facebook ka arritur 7,07% të klikimeve kundrejt 7,03% të Google.
Shifrat bëhen të ditura nga e përditshmja amerikane ‘ Financial Times’ e cila i referohet të dhënave të kompanisë së kërkimeve Hitëise në SHBA.

Vitin e kaluar rrjeti social Facebook arriti vetëm 2% të klikimeve, gjë që tregon se lundruesit e internetit kohët e fundit janë më të prirur të “shoqërohen” ,se sa të bëjnë kërkime në online.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›