Vidal, i dehur në stërvitje, trajneri i Kilit e dëbon
KILI- Arturo Vidal dhe 4 futbollistë të tjerë të kombëtares së Kilit, Zhan Boszhur, Gonzalo Jara, Horge Valvidia dhe Karlos Karmona, janë përjashtuar nga trajneri Klaudio Borgi për ndeshjet me Uruguajin e Paraguajin. Në mënyrë zyrtare u tha se ata u përjashtuan për shkak se shkuan me vonesë në stërvitje, por më pas, tekniku Borgi ka sqaruar 5 futbollistët u dëbuan sepse kishin pirë.
"Ishin në kushte të papranueshme për sportistë profesionistë, - tha ai. - Nuk e di nëse ishin të dehur apo çfarë kishin pirë, por di që nuk ishin në gjendje të pranueshme dhe nuk mund të bëja gjë tjetër veçse t'i largoja". Në fakt, vonesa ka ardhur për shkak se Valvidia pagëzonte djalin e tij dhe 5 lojtarët atje e kanë tepruar me pijen.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)