Kosova paralajmëron reciprocitet ndaj Maqedonisë
PRISHTINE - Në tregun e Kosovës shumë shpejt mund të mos ketë perime apo djathë me origjinë nga Maqedonia. Bllokimi i importit të këtyre prodhimeve mund të vijë si kundërpërgjigje e qeverisë së Kosovës ndaj vendimit të autoriteteve maqedonase për bllokimin e importit të miellit nga të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe Kosovën.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha të mërkurën se i është drejtuar me një letër qeverisë maqedonase, duke i kërkuar lejimin e eksportit të miellit “Made in Kosova”.
“Në rast se qeveria e Maqedonisë nuk merr masa të shpejta në zhbllokimin e importit të miellit, ne duhet të marrim masa për mbrojtjen e ndonjë prodhimi në të cilin kemi përparësi”, - theksoi Kusari-Lila.
(er.nu/zeri/BalkanWeb)