Ranokia: Nuk dua të largohem nga Interi
Zërat e merkatos e çojnë larg Interit, por mbrojtësi Andrea Ranokia, pavarësisht interesimit të Milanit, Napolit dhe Zenitit në Rusi, deklaroi se nuk dëshiron të largohet nga zikaltërit. 25-vjeçari theksoi se çdo vit e fillon grumbullimin me skuadrën me dyshimin e largimit, por shtoi se kontrata e tij skadon në 2015 dhe se mendimi i tij i vetëm është që të qëndrojë tek Interi dhe të japë maksimumin për këtë skuadër. “Do të më vinte shumë keq nëse me fanellën zikaltër nuk do të fitoja një titull”, - tha ai.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)