Video Prifti-Beqiraj, kërkohet pushimi i cështjes në Gjykatën e Lartë
TIRANE- Ish-Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe zvendesi i tij Leonard Beqiraj, kanë kërkuar sot në Gjykatën e Lartë pushimin e cështjes. Në seancën e parë të zhvilluar sot, avokatët mbrojtës të palëve përkatësisht, Fatmir Braka dhe Vladimir Meci, kanë kërkuar pushimin e cështjes me pretendimin se akt ekpertimi i kryer nga eksperti amerikan është i pavlefshëm, dhe për pasojë të gjitha aktet e rrjedhura prej tij, janë të pavlefshme. Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës avokati i ish-ministrit Prifti, Fatmir Braka deklaroi ndër të tjera se edhe kërkesa drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj Dritan Priftit është e pavlefshme, pasi rrjedh nga ky akt ekspertim.
Lidhur me kërkesën e avoktatëve, prokuroria kërkoi 10 ditë kohë për të dhënë provat e saj, ndërsa trupa gjyqësore me relatorë, Mirela Fana dhe gjyqtarët Fatos Lulo, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari, vendosi të shprehet me datën 7 maj. Dy ish-zyrtarët e lartë të Shtetit akuzohen për korrupsion pasiv. Rreth një muaj më parë, prokurori Bujar Sheshi kishte firmosur zgjatjen me një muaj të afatit hetimor të dosjes penale ndaj ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe Beqirajt. Në videon e xhiruar nga vetë Dritan Prifti, shfaqet ai dhe zëvendësi, Leonard Beqiraj duke ndarë mes njëri- tjetrit 69 mijë euro. Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë. Teksa po shikonte për origjinën e videos Meta-Prifti.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)