E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP hetim pasurisë së 192 zyrtarëve, në listë Mediu dhe Imami

TIRANË- 192 zyrtare të lartë janë përzgjedhur sot nga shorti i hedhur në ambjentet e Inspektoriatit të Lartë të deklarimit të pasurive, për hetim të pasurisë. 

ILDKP filloi sot procedurën e re të kontrollit, sipas të cilit ky institucion do të hetojë pasurinë e Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, Ministrit të Mjedisitu Fatmir Mediu, si edhe zv.ministres së Drejtësisë Brikena Kasmi. Ndër deuputët e përcaktuar nga shorti për t’iu nënshtruar hetimit janë: Ledina Aliolli, Fatos Beja, Igli Cara, Arben Malaj, Qemal Minxhozi etj. 

Po kështu dy nga zyrtarët e tjerë të cilët do t`u kontrollohen pasuritë janë Besjan Pesha dhe Klement Zguri. Në përfundim të shortit për hetimin e pasurisë u përzgjodhën 29 gjyqtarë e prokurorë, 6 deputetë dhe drejtues të institucioneve Kushtetuese, 9 drejtorë të përgjithshëm dhe nëpunës të nivelit të lartë, 55 nëpunës civilë të nivelit të mesëm, 17 drejtues të pushtetit lokalsi edhe 73 subjekte nga Administrata tatimore dhe doganore. Shortit iu nenshtruan 4630 zyrtare.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›