E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do te zbulohen shqiptaret ne Angli

Pakti antikrim

Shtetasit shqiptarë me llogari të hapura me drejtësinë shqiptare që fshihen në Angli, falë një marrëveshjeje mes policisë shqiptare dhe asaj britanike janë një hap më afër arrestimit. Një burim nga Scotland Yard ka shpjeguar mekanizmin e shkëmbimit të të dhënave. Sipas tij, nga tani e tutje çdo shqiptari që ndalohet apo arrestohet nga 36 forcat policore në Britaninë e Madhe, i merren shenjat e gishtave. “Menjëherë, nëpërmjet një rrjeti kompjuterik tejet të sofistikuar dërgohen të dhënat në Tiranë për krahasim, nëse personi është i kërkuar apo jo”, sqaron burimi. Në Britaninë e Madhe ky sistem njihet si (UKCA-ECR) dhe bën të mundur shkëmbimin e të dhënave kriminale ndërmjet të gjitha forcave policore në Mbretërinë e Bashkuar (dhe respektivisht të vendeve Angli, Skoci, Uells, Irlanda e Veriut) dhe 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›