Video-pergjimi Prifti-Beqiraj

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore në ngarkim të Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt për ditën e enjte pas nuk arriti të marrë një vendim lidhur me kërkesat paraprake të palëve. Prokurori, Bujar Sheshi ka kërkuar rrëzimin e avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të Ekonomisë dhe zëvendësit të tij me pretendimin se nuk janë të bazuara në ligj. Ndërsa avokatët mbrojtës në seancën e shkuar kanë kërkuar pushimin e çështjes ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe zëvendësministrit Beqiraj pasi sipas tyre ekspertiza nga e cila u zbulua videoja u konsideruar si e pavlefshme nga gjykata. Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj akuzohen për korrupsion pasi të dy në pozicionin e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendësministrit të Ekonomisë shfaqen në një video duke ndarë 70 mijë euro. Video kjo e regjistruar nga vetë Dritan Prifti.