E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqyrtimi i dosjeve te pronave brenda nje viti e gjysme

Ministria e Drejtësisë parashikon shqyrtimin total të 6500 dosjeve të ish pronareve që gjenden në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda një vit e gjysmë. Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e mazhorancës, ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, së bashku me amendamentet e kërkuara nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Në ndryshime përfshihet edhe propozimi i ministrisë së linjës, për shtyrjen e e afatiti të funksionimit të Agjencisë, deri në prill të vitit 2014.

I pranishëm, në komision ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi se strategjia e re, që pritet të hartohet do të japë zgjidhje në mënyrën e duhur për subjektet e ishpronësuara. 
Sipas ministrit Halimi, vlera e kompensimit do të jetë sipas standardeve kombëtare, që bazohen në tre kompnentë përbërës së pronës.

Më herët, komisioni i ligjeve miratoi në parim pr/ligjin për hetimin e akuzave të bëra nga Dick Martin. Qeveria i propozoi Kuvendit që ky p/ligj të kalohet me procedurë të përshpejtuar. 

Deputetët e opozitës në Komision e cilësuan ligjin si mjaft të rëndësishëm, por kërkuan kohë për miratimin e tij. Megjithatë ata  ranë dakord ta miratojnë parimisht draftin, për vetë rëndësinë që ai paraqet dhe që lidhen me imazhin e Shqipërisë.

Drafti i paraqitur në komision nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marti, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve '90, edhe në territorin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›