Video-përgjimi Prifti thirret sërish në Prokurori
TIRANE- Ish-ministri i Ekonomisë, tregëtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti është thirrur sërish në Prokurorinë e Përgjithshme për tu marrë në pyetje në lidhje me video-përgjimin.
Deputeti Dritan Prifti, i cili dje iu bashkua tryezës së opozitës së bashkuar, është parë të hynte në ambientet e prokurorisë rreth orës 10.30 minuta.
Kjo është hera e tretë që nga publikimi në media i video përgjimit, që përmban bisedën e përgjuar mes tij dhe ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, që Prifti paraqitet në prokurori.
Përgjimi është kryer nga vetë ai në ambientet e ministrisë së Ekonomisë në mars 2010.Gjatë bisedës së përgjuar Meta i kërkon Priftit të anulojë një tender në këmbim të 700 mijë eurove ( shifra që përflitet në video) si dhe të punësojë si inspektor një të njohuri të tij. Video përgjimi u publikua dhe në media, dhe detyroi kreun e LSI-së të japë dorëheqjen nga dy postet qeveritare.
Më parë Prifti ka dorëzuar në prokurori dhe videon origjinale, ndërsa ekspertë amerikanë po punojnë për verifikimin e autenticitetit të saj.
Zv kryeministri Ilir Meta, dhe mazhoranca e quajnë videon montazh dhe akuzojnë Priftin dhe liderin e PS-së si autorë të përgjimit me qëllim rrëzimin e qeverisë. Nga ana e tij Prifti deklaron se videoja është origjinale.
Edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është paraqitur para prokurorisë për të dhënë shpjegime në lidhje me videopërgjimin. Seanca dëgjimore është zhvilluar më 23 janar 2011 dhe prokuroria konfirmoi atëherë për Gazeta Shqiptare se sh-numri dy i ekzekutivit shqiptar ishte paraqitur me dëshirën dhe vullnetin e tij për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve të nisura pas publikimit të video.
Aktualisht dosja është në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme si institucioni që ka tagrin për të hetuar zyrtarët me imunitet. Menjeherë pas publikimit të videos, në fillim të janarit, njësia e Specializuar Task-Forcë në prokurorinë e Tiranë nisi hetimet për akuzat e "shpërdorimit të detyrës", "korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve që ushtrojnë funksione të larta drejtuese". Janë kryer dhe veprimet e para hetimore, duke marrë dhe dëshminë e ish-ministrit Prifti, si dhe duke sekuestruar mes të tjerash dhe kameran e pajisjet me të cilat ishte realizuar përgjimi.
(s.g/BalkanWeb)