Opozita Demonstrate e madhe me 21 janar
Opozita do te nise protestat e veta per zgjedhje te parakohshme ne 21 janar nga Tirana. Kjo eshte bere e qarte dje ne perfundimet e mbledhjes se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste e cila ka miratuar strategjine e veprimit opozitar kunder qeverise se Sali Berishes. Ne 21 janar ne do te fillojme perpjekjen tone me gjithcka mundemi. Por ne te njejten kohe dua te ndalem ketu per te thene se eshte shqetesuese edhe kjo ane e medaljes Fakti qe ne kete shoqeri kjo parti kjo opozite me te gjitha te metat dhe dobesite e saj ka mbetur e vetmja shprese edhe ne nje moment si ky edhe ne nje rast te tille te mpiksjes se nje zullumi qe eshte shume here me i trashe nga duket - eshte shprehur Edi Rama. Ai ka apeluar per nje demonstrate gjitheperfshirese pa dallim politik nje proteste jo kunder PD-se por per nje levizje qe e sheh te domosdoshem ndryshimin. Une besoj qe 21 janari nuk eshte data e nje proteste te opozites por eshte dita e takimit per nje demonstrate te cdo shqiptari qe eshte ne opozite jo me PD-ne jo me flamurin e PD-se dhe qe nuk eshte domosdoshmerish me PS-ne dhe flamurin e saj apo flamujt e tjere te koalicionit por qe eshte ne opozite me talljen ne opozite me poshterimin ne opozite me te gjitha ato arsye qe i mungojne per tu quajtur njeri i lire ne shtepine e tij - ka vijuar ai. Nderkohe strategjia e PS-se do te nderhyre levizjen ne rruge me presionin ne rritje ne Parlament pa harruar aktet e denoncimit publik qe kane prodhuar deri me tani nje realitet te ri politik. Transparence dhe drejtesi per te sotmen qeverisese te pershkuar nga skandalet korruptive. Keto jane dy premtimet e bera dhe qe me gjase do te udheheqin veprimin politik opozitar ne moton e vet kunder qeverise. Paralelisht me nismat e pergjithshme qe jane detyre e njohur e opozites me rendesi eshte adoptimi paraelektoral i permases spektakolare te prezantimit te saj dhe mveshjes me mantelin e denoncuesit kryesor. Ne sot jemi gati te mbrojme e provojme cdo akuze per te gjitha veprat e korrupsionit dhe emrat qe kane dale ne procesin e transparences publike. Se shpejti do te publikojme nje skandal te patolerueshem qeveritar qe lidhet me shifrat reale te kriminalitetit ne Shqiperi. Ka radhen e publikimit edhe e verteta e dokumentuar e permbytjes se fundit. Ato dokumente provojne tmerrin e madh te permbytjes se parashikuar e plotesisht te pranuar nga Meta e Saliu si nje domosdoshmeri per interesa ekonomike - deklaroi kreu socialist. Element analize ne kete kuader ka qene jo aq trajtimi i panorames aktuale sesa evidentimi i shkaqeve qe sollen keto ngjarje shume te renda per nje qeveri. Skandalet sipas Edi Rames nuk mund te shihen kurrsesi si aksidente qe i duhen atribuuar ministrave apo njerezve te caktuar por si manifestim i te gjithe sistemit qe riprodhon veten permes korrupsionit me zanafille qenesore zgjedhjet e manipuluara. Ne krye te listes duket se do te jete Kryeministri deri me tani i mbetur ne kuader te akuzave te pergjithshme. Damir Fazllic dhe akuza ndaj familjes se Kryeministrit eshte risjelle ne vemendje permes nje pyetjeje provokuese qe eshte paranteze e denoncimeve te neserme. Kemi te dhena te reja seriozisht mbreselenese per kete miqesi fitimprurese dhe sot e kam une nje pyetje per Saliun A ka fituar ai drejtperdrejte apo nese jo a eshte ai ne dijeni per ndonje anetar te familjes se tij qe ka fituar para te thata ne dore ne kurriz shqiptaresh te zakonshem e te mjere nga kjo miqesi Sqaroj se nuk behet fjale per sherbime avokatie. Te mos me keqkuptoje i ashtuquajturi Kryeminister i Koalicionit te Integrimit dhe as te mos ngutet te mbiprodhoje balte per te mbuluar ndonje te vertete shqetesuese lidhur me sa e pyeta. E siguroj se nuk eshte truk nuk eshte montazh nuk eshte as komplot vizual - ka vijuar kreu i PS-se.
.