“Më 8 maj do ta pastrojmë Tiranën nga Rama”
17/01/2011 Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LRI-së, kreu i LSI-së nis fushatën kundër kryebashkiakut
Meta e quan partinë më të madhe në opozitë, PS-në, Parti e Spiunëve të Shqipërisë
Ende pa nisur mirë fushata zgjedhore për garën elektorale të 8 majit për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, kreu i LSI-së Ilir Meta prezantoi dje, sipas tij, antivlerat e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së gjatë fjalës së tij Meta garantoi fitoren e bashkisë së kryeqytetit nga koalicioni i djathtë dhe largimin nga drejtimi i saj të Ramës. “Ne jemi këtu për ti thënë Edi Ramës se më 8 maj qytetarët e Tiranës e kanë vendosur tashmë për të pastruar qytetin një herë e mirë jo vetëm nga një drejtim tashmë mafioz i tij, që e ka renditur Tiranën në fund të listës së qyteteve të botës për sa i takon dhënies së lejeve të ndërtimit dhe nivelet më të larta të korrupsionit. Sot është koha jo vetëm për një ndryshim rrënjësor të kryeqytetit dhe gjithë mënyrës së qeverisjes vendore, por sot është koha edhe për dezinfektimin nga çimkat, nga spiunët e politikës shqiptare”, - theksoi Meta në fjalën e tij. Ish-zëvendëskryeministri, duke iu kthyer historisë së videos së tij, për të cilën akuzon kreun e selisë rozë Rama, tha se Partia Socialiste është parti e spiunëve, regjimin e së cilës ai së bashku me studentë të tjerë e kishin rrëzuar në vitin 1990. “Edi Rama, i cili është regjisori kryesor i montazhit të bërë, i keqpërdorimit të tij, i titrave që ka vendosur; Edi Rama, i cili me aq pasion u përpoq tu përkthente Ilir Metën shqiptarëve nga shqipja lart me shqipen poshtë me titra; Edi Rama, ky mjeran çimkash e ktheu Partinë Socialiste, pavarësisht se i ruajti inicialet, pra nga Partia Socialiste e Shqipërisë (përsëri i ruajti inicialet e kësaj partie), por tani ajo është nën drejtimin e Edi Ramës, në Parti të Spiunëve të Shqipërisë”, - deklaroi Meta. Ai u shpreh plot besim për të arritur fitore jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme, por dhe në betejën e nisur si morale, ashtu edhe ligjore me krimin e organizuar. “Sepse unë përfaqësoj moralin tuaj dhe moralin e të gjithë atyre që duan të jetojnë jo vetëm në liri, por duan të jetojnë edhe në demokraci, të cilët kanë si kult për të drejtën për të vërtetën shtetin e së drejtës, të cilët kanë si kult në raportet e tyre shoqërore, njerëzore, solidaritetin e respektin për njëri-tjetrin”, - vijoi numri një i LSI-së. Për fitoren e betejave ligjore, si ai i 8 majit, ai shprehu besimin te LRI-ja, e cila sipas tij është në forcë e jashtëzakonshme. “LRI-ja do të dijë të kontribuojë në mënyrë vendimtare në këtë ndryshim rrënjësor që pritet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe njeriu që kërkon të jetë përjetësisht në krye të këtij kryeqytet për ta shkatërruar atë në dobi të grupeve mafioze që e mbështesin dhe që pastrojnë paratë e tyre, duke e shndërruar Tiranën në një lavatriçe, do të ikin me turp jo vetëm nga kjo bashki, por të jeni të sigurt se do të ikin me turp edhe nga jeta politike. Ai do të ikë si një njeri që erdhi me politikën e re dhe si një njeri që po ikën me politikën e spiunëve”, - nënvizoi Meta.
Pesha: Rama të kërkojë ndjesë për përgjimin
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i LSI-së Besjan Pesha përmes një reagimi zyrtar ka kërkuar nga lideri i Partisë Socialiste që të kërkojë ndjesë ndaj shqiptarëve për përgjimin që i ka bërë, sipas tij, kreut të LSI-së Ilir Meta. “Është për të ardhur keq kur shikojmë se si zoti Rama, në vend që tu kërkojë ndjesë gjithë shqiptarëve për veprimet e tij të fundit, të cilat synojnë të vendosin një standard të vjetër dhe të shëmtuar në vend, atë të spiunimit e përgjimit të qytetarëve e më pas montimit dhe falsifikimit të fjalëve të tyre, vazhdon që të marrë përsipër me krenari autorësinë e kësaj shëmtie. Edi Rama po kërkon që standardin e vjetër të përgjimit dhe spiunimit tua trashëgojë edhe brezave të rinj, të cilët çdo ditë po e refuzojnë me neveri këtë ofertë”, - tha Pesha. Sipas tij, Rama po e kthen PS-në nga një forcë alternative për të drejtuar vendin në një alternativë çimkash kundër interesave të të gjithë shqiptarëve. “Prandaj jo vetëm ne, por dhe anëtarët e PS-së duhet të distancohen nga veprimet e kryetarit të tyre, në të kundërt shëmtia do të mbetet mbi të gjithë ata dhe PS-ja nuk do të jetë tjetër veçse një parti spiunësh me një program kombëtar spiunazhi”, - përfundoi zyrtari i LSI-së.
Lushnjë, LSI zgjedh drejtuesin e partisë për degën
Strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Lushnjës kanë zhvilluar zgjedhjet për kreun e kësaj force në këtë qytet. Votimet për zgjedhjen e kreut të LSI-së për këtë degë kanë nisur në orën 8:00 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe kanë vijuar normalisht deri në përfundimin e procesit të votimit. Pas numërimit të votave dhe llogaritjes së tyre, LSI-ja e kësaj dege ka shpaluar fitues kandidatin Krenar Turku. Ai garoi në këto zgjedhje përballë kandidaturës alternative të LSI-së për këtë post Taulant Brahamaj. Gjatë procesit të djeshëm të votimit u vu re një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve të LSI-së për të zgjedhur të preferuarin e tyre, që do të drejtojë këtë forcë politike në vijim. Kryetari i rrethit zgjidhet nga Konferenca e Rrethit për një periudhë katërvjeçare me votim të fshehtë dhe kandidatura alternative. Kryetari i LSI-ja në rreth drejton veprimtarinë e LSI-së në territorin administrativ të rrethit përkatës; thërret dhe drejton mbledhjet e Kryesisë së Rrethit; nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga kryesia e rrethit; drejton fushatat zgjedhore të LSI- së në nivel rrethi, në rastet e zgjedhjeve të përgjithshme vendore apo forumet e LSI-së.
Mazhoranca u rikthehet akuzave
Alibeaj: Manipulimi i videos është vepër kriminale
Partia Demokratike i është rikthyer akuzave të ashpra politike dhe personale ndaj kundërshtarit të saj, kryetarit të PS-së, njëkohësisht kryetar i Bashkisë, Edi Rama. Deputeti Enkeled Alibeaj përmes një konference për mediet, duke akuzuar kryebashkiakun për manipulim të videos, ku protagonistë janë Meta e Prifti, tha se kjo përbën një vepër të rëndë kriminale në ligjet e çdo vendi të lirë. Referuar shkallës së rëndë të krimit, sipas gjykimit të Alibejat, ai ka deklaruar se vepra të tilla vetëm një njeri si Rama mund ti bëjë. “Një akt të tillë mund ta kryejë vetëm një bllokmen çimkë si ti, që ndan me babanë biologjik e shpirtëror ekzekutimin, varjen, manipulimet e falsifikimet për kundërshtarët politikë. Një akt të tillë të shëmtuar mund ta realizojë vetëm një bllokmen çimkë si ti, që si prind i ke mohuar djalit tënd atësinë, kafshatën e gojës për 10 vjet rresht, që ke akuzuar babanë tënd për baba të tij dhe ske pranuar të bësh analizat për të faktuar akuzën tënde monstruoze”, - tha deputeti demokrat. Madje Alibeaj e akuzoi edhe për lidhjet e tij me persona të akuzuar nga drejtësia për krime dhe drogë. “Manipulimin e videos, këtë vepër kriminale mund ta bëj vetëm një bllokmen si ti, që në dosjet e prokurorisë shqiptare dhe vendeve përreth ke të faktuar se me Aldo Baren ndan tenderat dhe drogën, se të tjerë të kanë akuzuar për vrasje dhe marrje të sasive të drogës e se me klanin Gina e klane të tjera ke ndarë krime monstruoze, drogën, pronat, shtretërit, lejet e ndërtimit dhe tenderat”, - tha ligjvënësi i PD-së.
PD sulmon kreun PS-së, Ramën
“Urdhëroi censurë për deputetët e djathtë”
Partia Demokratike akuzoi dje kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se pasi shndërroi televizionin “Top Channel” në hanxharin e tij politik dhe nën psikologjinë e çimkave të bllokut tashmë ka vendosur e urdhëruar një censurë të plotë në këtë medie për Partinë Demokratike dhe për deputetët e saj në deklaratat e tyre. “Ky është një akt i shëmtuar që zoti Edvin Censura, ndërmerr me nënshtrimin dhe poshtërimin e mediave kombëtare. Partia Demokratike i bën thirrje stafit të televizionit Top Channel të mos pranojë aplikimin e censurës dhe të mos censurojë forcën politike kryesore të vendit dhe të gjithë mazhorancën, sepse shndërrimi i institucionit në një dritare vetëm të Edvin Ramës dhe partisë së tij përbën një dëmtim të rëndë të profesionalizmit dhe lirive të mediave”, - thuhet në deklaratën e PD-së. Në vijim të deklaratën i kujtohet kreut të opozitës se pavarësisht sjelljes së tij, kryeministri i vendit nuk do të ndjekë penalisht asnjë medie. “I kujtojmë sërish televizionit Top Channel, mbi të cilin Edi Rama ka vendosur censurën, se ndonëse transmetimi i videos së manipuluar nga Edvini dhe çakalli i tij përbën vepër të rëndë penale, lryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha, ka deklaruar se ndaj medieve që publikojnë e transmetojnë gjithçka nuk do të ketë asnjëherë proces gjyqësor civil apo penal nga qeveria dhe administrata shqiptare”, - përfundon deklarata. PD-ja para dy ditëve akuzoi Ramën se montoi dhe falsifikoi videon duke krijuar të ashtuquajtura “prova” me qëllim dëmtimin e imazhit të Kryeministrit.