E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertize e huaj per video-pergjimin. SHBA Do verifikojme materialin

/ /

Ekspertet amerikane do te verifikojne vertetesine e video-pergjimit mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit.

Prokuroria e Pergjithshme iu drejtua autoriteteve amerikane me nje kerkese per te ndihmuar ekspertimin e regjistrimit te bisedes se zhvilluar me 1 mars 2010 ne zyren e ministrit te Ekonomise. Burime zyrtare te Prokurorise kane pohuar se akt-ekspertimi me specialiste te huaj mundesisht amerikane do te behet mbi materialin e dorezuar ne Njesine Task Force nga Dritan Prifti. Tri dite me pare ai dorezoi ne Prokurori regjistrimin duke mbajtur edhe nje procesverbal ne te cilin deklaroi se materiali ne fjale eshte origjinal ashtu sic eshte regjistruar. Ne kerkesen e Prokurorise drejtuar autoriteteve amerikane thuhet se ekspertimi i video-pergjimit eshte i nevojshem per konfirmimin e autenticitetit te tij. Prokuroria ka kerkuar ardhjen ne Shqiperi te eksperteve amerikane dhe verifikimin e materialit me pajisjen qe disponohet ne vendin tone. Nje tjeter mundesi qe eshte lene hapur nga Prokuroria eshte ajo sipas te ciles nese eshte e mundur dhe e nevojshme specialistet te sjellin me vete pajisjet qe kane per realizimin sa me te sakte te ekspertimit. Mbreme vone burime te Prokurorise kane thene se kane marre pergjigje pozitive per kerkesen e bere. Sipas tyre eshte konfirmuar gatishmeria e eksperteve te huaj per verifikimin e materialit por ende nuk eshte konfirmuar nga cili sherbim do te vijne ata.
Ekspertimi
Sipas kerkeses se prokurorise shqiptare drejtuar autoriteteve amerikane Njesia Task Force kerkon te beje verifikimin e vertetesise se video-pergjimit. Ky verifikim kerkohet te behet me ane te dy elementeve. Elementi i pare ka te beje me nderhyrjet ne material. Do te shikohet nese regjistrimi eshte linear ashtu sic eshte regjistruar apo ka nderhyrje. Me pas elementi i dyte eshte konfirmimi i bisedes. Me ane te pajisjeve dhe teknikave te posacme ekspertet e huaj do te bejne pastrimin e tingujve zanore nga zhurma dhe me pas me ane te zmadhimit do te verifikojne perputhshmerine e regjistrimit me levizjen e buzeve te te dy pjesemarresve ne bisede.  
Hetimi
Nderkohe qe pritet te realizohet ekspertimi i video-pergjimit Prokuroria e Tiranes ka nisur dje procedurat e sekuestrimit te dokumenteve ne Qendren Kombetare te Regjistrimit QKR. Sipas Prokurorise eshte kerkuar informacion per bizneset qe zoterojne shtetasit e permendur ne video konkretisht Bekim Halilaj Halilaj Group dhe Fatmir Merkaj per te cilin ish-ministri Dritan Prifti pretendon se ka 20 per qind te aksioneve ne shoqerine Vellezerit Tola. Prokuroria tha se pas pretendimeve te Dritan Priftit do te verifikohen te gjithe aksioneret e ketyre bizneseve.

Ndihma

eshtjet teknike dhe vecanerisht aspekti ligjor i ekspertizes mbi materialin e dorezuar ne prokurori nga Dritan Prifti e kane bere te nevojshme verifikimin nga eksperte te huaj. Per shkak te rendesise se ceshtjes kemi kerkuar konfirmimin e materialit nga specialiste te huaj thane dje burime te Prokurorise. Sipas tyre ky vendim eshte marre edhe per ceshtje teknike pasi specialistet nga jashte kane edhe pajisjet e nevojshme per te kryer konfirmimin e video-regjistrimit.

Akt-ekspertimi

Me kerkese te prokurorise shqiptare te pakten dy eksperte te huaj do te verifikojne fillimisht nderhyrjet e mundshme ne material. Ky verifikim ka per qellim te konfirmoje nese ka prerje apo pjese te hequra nga varianti origjinal i materialit te regjistruar. Me pas do te behet zmadhimi i pjeseve te vecanta ne kuadratit dhe perputhja e zerit audio te personazheve te videos me levizjen e buzeve per te konfirmuar nese biseda qe degjohet eshte artikuluar prej tyre.

Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›