E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, bashkëpunimi në Parlament ende larg

Miratimi i disa ligjeve në Parlament kërkon shumicë të theksuar, çka e bën të domosdoshme pjesëmarrjen e opozitës në votim duke dhënë votat e saj pro.

Ndërkohë, zgjedhjet lokale po afrojnë, teksa ndryshimet e kërkuara në Kodin Zgjedhor nuk janë çështje e ditës për politikën shqiptare. Partia Socialiste ditët e fundit ka intensifikuar fushatën e saj agresive për të mos miratuar ligjet në Parlament dhe së fundi për të zhvilluar një protestë më 21 janar, e cila nuk dihen nëse do të jetë e vetme apo jo.

Asambleja Kombëtare e PS-së doli dje me katër pika të “forta” çka nuk japin shumë shpresa për bashkëpunim me maxhorancën në kuadër të integrimit të vendit në strukturat e Bashkimit Evropian.

“Asambleja Kombëtare dhe socialistët shqiptarë i bëjnë thirrje qytetarëve pa dallim, që të jenë së bashku me ne në demonstratën e fuqishme që do të organizohet ditën e premte në datë 21 janar për të filluar lirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e vendit”, ishte njëra prej pikave.

Ajo që flet për një situatë aspak optimiste në funksionim e Parlamentit është pika e dytë, e cila “i kërkon grupit parlamentar të PS të thellojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin deri në zbardhjen e skemës korruptive për grabitjen e votave të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 28 qershorit duke hetuar deri në fund kutitë e materialeve zgjedhore”.

Në pikën e tretë kërkohet nga drejtësia që të hetojë e hetojë e dënojë pa as një kompromis korrupsionin dhe krimin shtetëror, çka sipas kësaj partie, ka kapur shtetin duke kërcënuar themelet e demokracisë dhe shtetit ligjor. Pika e fundit që nuk ndryshon shumë nga pika e parë, i bën thirrje qytetarëve për përshkallëzimin e protestave./Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-15 10:04
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›