Rama pret Krasniqin: Zëri ynë është zëri i Kosovës në KE
“Ndamë absolutisht të gjitha pikëpamjet e njohura dhe mbi të gjitha nënvizuam nga ana jonë se zëri ynë është zëri i Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Të gjitha të tjera janë më pak të rëndësishme edhe pse kanë rëndësinë e tyre në kontekstin e gjithë zhvillimeve të natyrshme që ka procesi demokratikë dhe politikë në Kosovë, për të cilin folëm, apo procesi tjetër për të cilin do flasim pas ta përcjell mikun dhe delegacionin e miqve shumë të nderuar”, theksoi Rama pas takimit.
Nga ana e tij, presidenti në Detyrë, Krasniqi tha se kishin biseduar kryesisht për delegacionin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që do të jenë në Asamblenë Parlamentar e Këshillit të Evropës, duke nënvizuar se kishte marrë mbështetje edhe nga deputetët e PS-së që janë pjesëmarrës në asamble.
“Është në interesin e përbashkët edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë që të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha fushat e jetës edhe në fushën e përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesit kombëtarë edhe jashtë Shqipërisë dhe jashtë Kosovës. Në këtë çështje gjetëm një përkrahje të fuqishme dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, përfundoi ai. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-15 09:12
[