E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen 27 ikona në Gjirokastër, prangoset njëri prej grabitësve

“Vjedhësit kanë hyrë në kishën “Shën Thanasi”, në fshatin Bularat, rreth 25 km larg Gjirokastrës, duke grabitur 27 ikona mbi 200-vjeçare”, thuhet në komunikatën e policisë. “Vjedhja është bërë me qëllim përfitimi”, specifikon policia.

“Niko Cokaj, 36 vjeç, lindur  dhe banues në Skrapar, dyshohet si autori kryesor i grabitjes, tashmë i ndaluar, ndërsa dy bashkëpunëtore e tij nga Libohova, janë shpallur në kërkim”, thanë burimet zyrtare “Ky objekt fetar është vjedhur pesë herë gjatë 20 viteve të fundit”, sipas policisë.
     
Kisha e “Shën Thanasit” është një nga dy objektet fetare që ekzistojnë në fshatin Bularat. Ajo ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1000 metra katrore dhe është objekti mbi dyshekullor me harkate, këmbanore, hajate, koçek, trapezeri  etj. /Start/

                                                                                             2011-11-26 10:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›