Ruli ne Vlore Te pergatisim sa me mire sezonin turistik

VLORE- Ministri i Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Genc Ruli ka zhvilluar sot nje takim me drejtues te pushtetit qendror dhe vendor te rrethit te Vlores me qellim koordinimin e punes per pergatitjen sa me mire te sezonit te ri turistik.
Ruli tha se ne te gjithe keto vite nuk eshte mundur te kapet ne kohe problematika e turizmit. Ne menyre qe ti prijme mjaft problemeve qe krijon kjo industri sidomos ne kete zhvillim te vrullshem qe turizmi ka marre ne Shqiperi vitet e fundit duhet te ndermerren disa hapa.
Sipas Rulit problem eshte peisazhi qe Shqiperia ofron jashte asaj qe na ka dhuruar natyra tej malit detit lumit qe sipas tij eshte peisazhi njerezor.
Mbeturinat plehrat qe mbizoterojne se dukshmi ne kete peisazh. Duhet bere nje pune e mire per largimin e ketyre mbeturinave- tha ai
Siaps tij pervec sektorit privat qe ka pjesen e fajit ketu hyn dhe mungesa e vemendjes se strukturave pergjegjese vendore qe e kane neglizhuar problemin. Kjo jep dhe nje imazh jo te kendshem per pushuesit shtoi Ruli.
Gjate takimit Ruli tha se nuk kane munguar mundesite financiare por ka qene neglizhenca e strukturave pergjegjese per te vene perpara pergjegjesise keta persona te cilet prishin imazhin e turizmit.
Nje rol te madh ka luajtur dhe promocioni ku vitin e kaluar ka qene nje vit i mire promocioni dhe reklame- tha ministri Ruli
Siguria e rrugeve dhe ajo ushqimore ka qene nje tjeter problem dhe shqetesim vitin e kaluar vazhdoi me tej ai i cili tha se kete vit duhet punuar ne kete drejtim.
Sezoni turistik nuk fillon me ne korrik por qe ne maj dhe koha qe kemi para eshte teper e shkurter. Duhet te ulemi te gjithe se bashku per te ndare detyrat si biznes privat si pushtet qendror dhe vendor qe te pergatisim nje sezon te mbare dhe te suksesshem- tha Ruli
Me urdher te kryeministrit Sali Berisha eshte ngritur Komiteti Nderministror i cili ka per detyre te bashkrendoje punen ne te gjitha organet shteterore per politiken e turizmit dhe secili nga ministrat qe mbulon nje zone te caktuar eshte dhe koordinator ne marredheniet mes qeverise dhe organeve te ndryshme te administartes. Koordinatori duhet te coje ne kohe para Keshillit te Ministrave problematiken qe lind per organizimin dhe perballimin sa me mire te ketij sezoni.