Përplasje me armë mes dy grupeve rivale, një i plagosur
Konflikti mes dy grupeve rivale,
ka degjeneruar deri në
përdorimin e armëve, ku për
pasojë ka mbetur i plagosur një 37-
vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin
Fushë-Bulqizë të po kësaj komune,
mbrëmjen e së premtes. Sipas
burimeve nga policia lokale,
mësohet se vëllezërit Bujar, Shkëlqim
dhe Eduart Shehu, janë konfliktuar
me Gjin Nikën dhe Bajram e
Ajet Lici, që të gjithë banorë të
Fushë-Bulqizës. Dëshmitarë në
vendngjarje saktësojnë se sherri ka
nisur fillimisht mes Bujar Shehut
dhe Gjin Nikës, në një lokal në vendin
e quajtur "Ura e Re". Ky i fundit,
pasi është larguar nga vendngjarja
për pak kohë është rikthyer me
Bajram dhe Ajet Licin, por këtë herë
i armatosur dhe ka hapur zjarr në
drejtim të vëllezërve Shehu, ku për
pasojë ka mbetur i plagosur në
shputën e këmbës së majtë Shkëlqim
Shehu, 37 vjeç, i cili është dërguar
në Spitalin Ushtarak në Tiranë
për trajtim më të specializuar. Sipas
policisë, autori i kësaj plagosjeje
është Gjin Nika, i cili së bashku me
Bajram dhe Ajet Licin, janë larguar
nga vendngjarja në drejtim të paditur.
Policia i ka shpallur persona
në kërkim, për kryerjen e veprës
penale "plagosje me dashje dhe
armëmbajtje pa leje". Me gjithë
kërkimet e policisë, deri në orët e
vona të mbrëmjes së djeshme,
ende nuk është bërë e mundur
kapja e tyre. Në cilësinë e provës
materiale policia ka sekuestruar në
vendngjarje dy armë gjahu (çifte)
dhe një pushkë dhjetëshe, si dhe
tri gëzhoja pistolete. Mësohet se
grupi hetimor i ngritur për këtë
çështje, po punon për zbardhjen e
plotë të ngjarjes. Mësohet se konfliktet
mes këtyre dy grupeve janë
të vjetra, ata kanë debatuar dhe
herë të tjera. Edhe pse jo zyrtarisht,
mendohet se konflikti mes
vëllezërve Shehu dhe 31-vjeçarit
Nika, të kenë ardhur si pasojë e rivalitetit
për galeritë e kromit në
minierën e Bulqizës. Përplasjet deri
në përdorimin e armëve, për galeritë
e kromit kanë nisur që gjatë vitit
të kaluar mes grupeve rivale, ku në
një nga këto përplasje, humbi jetën
Fadil Doda, i cili u vra aksidentalisht
nga shoku i tij.
ka degjeneruar deri në
përdorimin e armëve, ku për
pasojë ka mbetur i plagosur një 37-
vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin
Fushë-Bulqizë të po kësaj komune,
mbrëmjen e së premtes. Sipas
burimeve nga policia lokale,
mësohet se vëllezërit Bujar, Shkëlqim
dhe Eduart Shehu, janë konfliktuar
me Gjin Nikën dhe Bajram e
Ajet Lici, që të gjithë banorë të
Fushë-Bulqizës. Dëshmitarë në
vendngjarje saktësojnë se sherri ka
nisur fillimisht mes Bujar Shehut
dhe Gjin Nikës, në një lokal në vendin
e quajtur "Ura e Re". Ky i fundit,
pasi është larguar nga vendngjarja
për pak kohë është rikthyer me
Bajram dhe Ajet Licin, por këtë herë
i armatosur dhe ka hapur zjarr në
drejtim të vëllezërve Shehu, ku për
pasojë ka mbetur i plagosur në
shputën e këmbës së majtë Shkëlqim
Shehu, 37 vjeç, i cili është dërguar
në Spitalin Ushtarak në Tiranë
për trajtim më të specializuar. Sipas
policisë, autori i kësaj plagosjeje
është Gjin Nika, i cili së bashku me
Bajram dhe Ajet Licin, janë larguar
nga vendngjarja në drejtim të paditur.
Policia i ka shpallur persona
në kërkim, për kryerjen e veprës
penale "plagosje me dashje dhe
armëmbajtje pa leje". Me gjithë
kërkimet e policisë, deri në orët e
vona të mbrëmjes së djeshme,
ende nuk është bërë e mundur
kapja e tyre. Në cilësinë e provës
materiale policia ka sekuestruar në
vendngjarje dy armë gjahu (çifte)
dhe një pushkë dhjetëshe, si dhe
tri gëzhoja pistolete. Mësohet se
grupi hetimor i ngritur për këtë
çështje, po punon për zbardhjen e
plotë të ngjarjes. Mësohet se konfliktet
mes këtyre dy grupeve janë
të vjetra, ata kanë debatuar dhe
herë të tjera. Edhe pse jo zyrtarisht,
mendohet se konflikti mes
vëllezërve Shehu dhe 31-vjeçarit
Nika, të kenë ardhur si pasojë e rivalitetit
për galeritë e kromit në
minierën e Bulqizës. Përplasjet deri
në përdorimin e armëve, për galeritë
e kromit kanë nisur që gjatë vitit
të kaluar mes grupeve rivale, ku në
një nga këto përplasje, humbi jetën
Fadil Doda, i cili u vra aksidentalisht
nga shoku i tij.