E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion ne lumin e Vlores, kapen 95 kg droge

Vlore- Operacioni i befasishem ne fshatrat e lumit te Vlores, gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ka bere te mundur jo vetem parandalimin e trafikut te nje sasie prej 95 kg kanabis sativa te presuar, por edhe sekuestrimin e saj. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ" se ne kete aksion kane marre pjese rreth 50 forca blu. Pas hetimeve dhe informacioneve te marra ne rruge operative, agjentet i jane drejtuar fshatrave, duke ushtruar kontroll ne disa banesa, per te cilat vinte informacioni se gjendej hashash.

Pas kontrolleve ne disa banesa prane fshatit Bashaj, u be e mundur qe ne nje prej tyre, shtepi e braktisur, te zbuloheshin tre canta te medha te mbushura me pako te vogla hashashi te presuara, dhe te bere gati per trafikim jashte vendit. Mesohet se pas peshimit te sasise se narkotikut, u be sekuestrimi i 95 kg kanabis sativa. Por uniformat blu nuk kane mundur te arrestojne pronaret e mallit dhe kane vijuar deri ne oret e pasdites operacionin e nisur ne fshatrat e lumit te Vlores. Burime zyrtare bene me dije se eshte bere identifikimi i te zotit te shtepise, por po mblidhen prova te tjera per te vertetuar nese ai, eshte i implikuar ne kete trafik. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje person te ndaluar per vepren e "trafikut te lendeve narkotike".

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›