E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet argjendaria, policia në kërkim të autorëve

Vidhet argjendaria, hajdutët ikin të mbushur me flori nëpër natë. Një nga argjendaritë në qendër të qytetit bregdetar të Durrësit, përballë ish-dyqanit të luleve, është vjedhur me thyerje gjatë orëve të para të së shtunës, kur të gjithë, përfshirë dhe forcat e policisë, ishin përqendruar në situatën që po krijohej në periferitë e qytetit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Burime nga grupi hetimor që vazhdon punën në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se hajdutët kanë marrë sasi të shumta malli, kryesisht bizhuteri të florinjta, të cilat paraprakisht mendohet se kapin vlerën e 1.1 milionë lekëve. Policia ka nisur punën për të zbuluar autorët e vjedhjes dhe kapur ata, ndërsa materialet paraprake për veprën penale të vjedhjes me thyerje i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Va.Qy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›