Vidhet dyqani i bizhuterive, në pranga një 15-vjeçar
Tre minorenë nga qyteti i Përrenjasit janë bërë protagonistë të vjedhjes me thyerje të një dyqani bizhuterish në qendër të këtij qyteti. Sipas burimeve nga rajoni i policisë lokale, është prangosur 15-vjeçari Q.T., lindur e banues në Lagjen nr.2, ndërkohë që konfirmohet se arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në bashkëpunim me 12-vjeçarin A.T., dhe 13-vjeçarin N.S., kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të 46-vjeçarit Xhemal Facia, lindur e banues në Përrenjas. Nga të dhënat e para del se minorenët kanë marrë disa varëse floriri, byzylykë dhe unaza, vlera e të cilave shkon në rreth 350000 lekë. Nga ana e policisë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".
Be.Dy.
Be.Dy.