E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet makina e kryetarit të gjykatës

Vidhet makina e kryetarit të Gjykatës së Vlorës. Edhe pse një figurë e frikshme për kriminelët, kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, ka rënë viktimë e një krimi ordiner. Ai ka denoncuar në polici vjedhjen e kasetofonit dhe disa sendeve të tjera në makinën me targa VL1521A që ka në përdorim. Sipas burimeve të policisë, në orët/////////////////////////////////////////////////, persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur kasetofonin e makinës së kryetarit të Gjykatës së Vlorës në lagjen "Kushtrimi" të Rrethit të Vlorës. Sipas kryegjyqtarit, grabitësit kanë hapur njërën prej dyerve të mjetit tip me çelësa të kopjuar. Policia nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk ka konstatuar gjurmë të lëna nga grabitësit. Gjithsesi, burime konfidenciale nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se ngjarja nuk ka lidhje me personin e dëmtuar. "Është një vjedhje nga ato që ndodhin shpesh dhe mendojmë se hajduti nuk e ka ditur fare makinën e kujt po vidhte", tha një oficer i policisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›