E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet në Elbasan Xhamia “Mbret”

Dy vjedhje janë konstatuar brenda një harku kohor prej tre orësh mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi. Burime të policisë bëjnë të ditur se " mëngjesin e sotëm është konstatuar vjedhja e kasës së xhamisë " Mbret" e cila ndodhet brenda lagjes " Kala". Grupi hetimor ka konstatuar se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga porta kryesore e xhamisë e më pas kanë hapur me mjete të forta derën e brendshme të saj, ku kanë marrë në kasën që ndodhej e hapur brenda xhamisë një shumë të konsiderueshme parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu po mëngjesin e sotëm, është arrestuar në flagrancë 33 vjecari Blendi Qoku, me banim në qytetin e Tiranës. Mësohet se ky shtetas mëngjesin e sotëm ka vjedhur në autobuzin e linjës Athinë – Tiranë portofolin e shtetases Lutfije Lecaj, e cila ishte pasagjere. Menjëherë kjo e fundit ka lajmëruar policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin dhe sekuestrimin e 1150 eurove që 33 vjecari kishte marrë nga portofoli i shtetases . Mësohet se 33 vjecari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë në pritje të hetimit për veprën penale të " vjedhjes".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›