“Alegreto Albania”, rikthehet Kanuni në teatër
Autori i Lajmit: red.
“Alegreto Albania” rikthehet në Teatrin Kombëtar. Drama e regjisorit Altin Basha është një nga veprat fituese të konkursit kombëtar të dramës shqipe, organizuar nga Ministria e Kulturës, për të cilën ka kohë që po punohet. Vepra vjen si një udhëtim brenda universit të individit në realitetin e sotëm.
Sërish flitet për Kanunin. Eshtë radiografia e një familjeje të izoluar, e cila jeton brenda një hapësire nën presionin e së nesërmes. Por në këtë rast, boshti i veprës vërtitet rreth një kryefamiljari të ngujuar bashkë me familjen e tij për një krim që nuk ka kryer vetë, por për të cilin duhet të përgjigjet në bazë të ligjeve të Kanunit.
Ai është personi më i vlefshëm i fisit. Këtu merr shkas dilema e familjes së ngujuar dhe e vetë kryefamiljarit. A është babai, më i zoti i fisit të tij? Egoja i thotë që ai është një njeri i realizuar.
Halli i thotë se ai nuk është një njeri i zoti dhe si i tillë hakmarrja nuk mund të bjerë mbi të. Në këtë situatë dilemash përzihet edhe një OJQ e huaj, e cila në emër të asistencës humane, nuk merret me zgjidhjen e problemit, por dhuron për familjen e ngujuar pampers dhe një aparat radiografie.
Grotesku përforcohet kur kësaj situate i shtohet edhe paraqitja që media i bën dramës së kësaj familjeje në dilemën e ekzistencës. Shfaqja është një produksion i Teatrit Kombëtar dhe rikthehet për herë të dytë në këtë skenë.
Personazhet që marrin pjesë janë një grup aktorësh të rinj, si Olta Daku, Gazmend Paja, Xhejni Fama, Klea Konomi dhe tre aktorë të traditës: Mirush Kabashi, Ahmet Pasha, Vasian Lami. Personazhet duken të futur në një kullë të ndërtuar nga shkallë, të cilat i ndihmojnë të ngjiten për të kontrolluar çdo gjë që i afrohet dhe për të zbritur poshtë në vetminë e izolimit. Madje aq të normalizuar duken me terrenin ku jetojnë ecin, jetojnë, hanë dhe flenë mbi shkallët që mund t i ngrenë lart, por që mund t i varrosin në të njëjtën kohë.
Aparati i radiografisë që u dhurohet si shenjë e solidaritetit njerëzor, jo vetëm që do të kthehet në një aparat që zbërthen karakteret e tyre, por do ta kthejë edhe shtëpinë në një arkiv pamjesh makabre të disa njerëzve që nuk e kanë zgjedhur fatin e tyre.
Atmosferën e përcjell muzika e gjallë e një orkestre, ku secili instrument përfaqëson një personazh dhe ku të gjithë bashkohen si një familje. Për skenografinë dhe kostumet po punon Iliriana Loxha, muzika do të krijohet nga kompozitori Ramazan Kaponi. Në datat 2 dhe 3 prill “Alegreto Albania” do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009