Vidhet traktori në Afrikë, shitet në Shqipëri
25/03/2010 Durrës, blerësi paraqiti dokumentin e blerjes, u shmang nga përgjegjësia
DURRES- Shërbimet e policisë kufitare në portin e Durrësit kanë identifikuar vjedhjen e një traktori bujqësor, mjet që më pas është transportuar për në Shqipëri. Në një komunikatë për median drejtoria e kufirit në Durrës ka saktësuar se mjeti është traktor bujqësor dhe se rezulton të jetë vjedhur në Afrikën e Jugut.
Mjeti i vjedhur
Sipas të dhënave që kanë autoritet e kufirit thuhet se traktori me targa TV 055069 është vjedhur më datë 24 qershor 2009 në kontinentin e largët. Pronari i traktorit u ka lënë autoriteteve të policisë disa dokumente, të cilat vlejnë për ta shmangur përgjegjësinë e blerësit në trafikun e mjeteve motorike. Shërbimet e policisë kufitare nuk kanë lejuar daljen jashtë porti të mjetit bujqësor, i cili ishte në gjendje shumë të mirë teknike. Rrugëtimi për traktorin ka qenë i gjatë pasi ka përshkuar qindra kilometra në trajlera dhe më pas edhe në tragete për të mbërritur në portin e Durrësit. Ky është rasti i parë që një mjet motorik bllokohet si i vjedhur në Afrikën e Jugut, ndërsa policia ka zbuluar dhjetëra automjete, të cilat thuhet se janë vjedhur në Evropën Perëndimore. Ndërkohë policia nuk ka bërë asnjë deklaratë nëse ka ndonjë të ndaluar apo nën hetim për këtë çështje.