Vrasja e Mirit të Xhikes, lexohen akuzat për Tufën
25/03/2010 Rikthimi dhe fillimi i gjykimit për Lavdërim Tufën
TIRANË- I akuzuari për vrasjen e Mirit të Xhikes fiton betejën me Krimet e Rënda dhe e fillon atë në shkallën e parë të gjykimit. Lavdërim Tufa, një nga personazhet e njohura të krimit, i dyshuari kryesor për ngjarjen e 29 marsit 2003, ku mbetën të vrarë tre persona, rikthehet prej katër vitesh në gjykatë. U hetua dhe dënua nga Krimet e Rënda, por e hodhi poshtë gjithë punën e tyre me vendimin e Gjykatës së Lartë. Kjo gjykatë i hoqi kompetencën Krimeve të Rënda për gjykimin e Lavdërim Tufës. Nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Në prani të avokatit mbrojtës, prokurori ka lexuar kërkesën për gjykim. Sipas akuzës, ngjarja e datës 29 mars të vitit 2003 e ndodhur në fshatin Lundër Tiranë, në lokalin e emërtuar "Kartodrom 2000", ku u vranë pronari i saj Fatmir Rama dhe dy shokët e tij dhe u plagos një tjetër, përfundimisht mbeti pa motiv.
Akuza
Në datë 2 prill 2003 fillon procedimi penal. Në datë 22 janar 2004 shpallet moskompetenca ngaPprokuroria e Tiranës dhe çështja i kalon Krimeve të Rënda. Në datë 9 shkurt 2004 fillon shqyrtimi gjyqësor tek Krimet e Rënda duke kaluar në një maratonë seancash gjyqësore. Në tetor 2006 dënohet nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm dhe në fund të vitit 2009 prishet vendimi nga Gjykata e Lartë. I pandehuri Lavdërim Tufa, akuzohet se ka vrarë në datë 29 mars 2003 në lokalin e quajtur "Kartodrom 2000" tre persona, Fatmir Ramën, Julian Durishtin Kamarier dhe Kristaq Cani. Ndërkohë që në të njëjtën natë ai ka plagosur rënda edhe Flamur Tafaj. Vrasja sipas akuzës është zgjedhur të bëhet në një moment të përshtatshëm, kur personat e vrarë ishin mbledhur për të parë ndeshjen Shqipëri – Rusi. Në të njëjtin ambient ka qenë edhe shtetasi Ylli Kelmendi, shok i ngushtë i Fatmir Ramës, ose i quajtur ndryshe ( Miri i Xhikes). Ky i fundit i ka shpëtuar plumbave të lëshuar nga automatiku që Prokuroria tha se ka përdorur i pandehuri Lavdërim Tufa. Vrasja është kryer në orën 08.00 të mbrëmjes. I pandehuri pohoi akuza, e ka kryer krimin në bashkëpunim me një person tjetër. Ndërkohë që personi i dytë për të cilin tashmë është vërtetuar se ka qenë në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë të dhënë ekzistence. Për të arritur në këtë konkluzion Prokurorisë iu desh të radhiste disa prova të gjendura në vendin e ngjarjes. Janë gjetur dy automatik, një kapuç ngjyrë blu i gjakosur dhe 16 fishekë e dy predha të qitura nga dy armë tip automatik.
Provat
ADN-a e njollave të gjakut, të gjetura në kapuçin ngjyrë blu e markës "Diadora" dhe e kryer në Institutin e Policisë Shkencore në Romë, është prova kryesore që ka akuza në dosje. ADN-a është bërë më 5 mars 2004. Në Itali përveç kapuçit me njolla gjaku dhe një qime floku që ka dalë e papërshtatshme për ekzaminim, janë dërguar edhe kampionet e gjakut të Lavdërim Tufës dhe të shtetasit Shkëlzen Xixi, i dyshuari i parë. ADN-ja përcaktoi se Shkëlzen Xixi nuk ishte i përputhshëm. Ndërsa pas krahasimit të Lavdërim Tufës, doli se përputhshmëria e tij arrinte mbi 90%. Për të bërë krahasimin e njollave të gjakut i është marrë gjak të pandehurit Tufa me dëshirë e tij. Gjaku i është marrë në datë 27 tetor 2003. Ndërkohë që në datë 5 mars 2004 rezulton se njollat e gjakut dhe pështyma në kapuç i përkasin Lavdërim Tufa.