Trafikantet e droges, karambol me policine
Gjirokaster- Lazaratasit "shkundin" policine ne nje ndjekje spektakolare me makina, teksa tentonin trafikimin e 93 kilogrameve marihuane, qe do e dergonin drejt Sarandes sipas porosise se bere. Por postblloqet e bluve te Gjirokastres, te ngritura ne hyrje te fshatit Jorgucat shume prane fshatit rebel, kane bere qe perpjekja e dy te rinjve per arratisje te deshtoje dhe gjate ndjekjes, te shenohen dy perplasje te forta te makinave te tyre "Benz" dhe "Renault" me ato te policise. Mes demtimeve te shumta te mjeteve, u be edhe kapja e te dyshuarve Mikel Aliko dhe Donalt Aliko, banues ne Lazarat, i pari u kap pergjate shtratit te Drinos, duke u perpjekur te ikte mes erresires. Gjithashtu u sekuestruan kater canta me droge, nga dy ne secilen makine, me peshe 53 dhe 40 kg marihuane.
Operacioni i koduar "Porosia", ka nisur rreth ores 18:00 te mbremjes se diel. Mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative nga agjentet e Antidroges ne Gjirokaster, se nje sasi lende narkotike, po transportohej me dy automjete nga Lazarati ne drejtim te Sarandes, u organizuan sherbime ne aksin rrugor Gjirokaster-Sarande, mbi fshatin Jorgucat, ku u ngriten edhe postblloqe. "Rreth ores 18:00, automjetet jane afruar ne postbllokun e ngritur dhe automjeti i pare tip "Benz", me targa greke IEN 5766, me drejtues Mikel Aliko, 21-vjec, porsa ka pare policine ka tentuar te largohet me shpejtesi, por s'ka mundur, sepse automjeti eshte perplasur me makinen e policise e cila kishte bllokuar rrugen",-tha zedhenesi Gentian Mullai. Ne keto rrethana, Aliko ka braktisur mjetin dhe eshte larguar me vrap ne drejtim te fushes se lumit Drino, ku pas disa minutash eshte kapur nga agjentet.
Automjeti i dyte tip "Renalut", me targa GJ 1222 B, me drejtues Donalt Aliko 20-vjec, i aferm me te parin, ka tentuar te kthehet mbrapsht kur ka pare arrestimin e njeriut te tij, i cili gjendej para, por eshte perplasur me nje tjeter makine policie, qe ishte vene ne ndjekje te tyre. Brenda pak sekondash 20-vjecari eshte arrestuar ne flagrance. "Si pasoje e perplasjes, automjetet e policise dhe automjetet e te dyshuarve jane demtuar rende, por nuk ka pasur asnje te lenduar",-tha zedhenesi.
Nga keqyrja e automjeteve rezultoi se ne mjetin tip "Renault", u gjeten 2 canta te medha shpine me ngjyre te zeze, njera ne bagazh dhe tjetra ne sediljen e pasme dhe brenda tyre kishe lende narkotike, te dyshuar si marihuane ne dy pako te medha qe peshonin gjithsej 53 kilograme. Kurse ne mjetin tip "Benz", brenda ne bagazh jane konstatuar 40 pako te mbeshtjella me leter natriban, me peshe nje kilograme secila, si dhe 2 canta te medha shpine me ngjyre te zeze te boshatisura, qe sherbenin per te futur lenden narkotike qe ishte ne bagazh.