E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tryeza, hapi i parë për të zgjidhur krizën”

 Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobio vlerësoi dje tryezën e mbajtur në Presidencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama. "Përshëndes tryezën e thirrur nga Presidenti. Bisedimet e sotme ishin hapi i parë për të zgjidhur krizën. Klasa politike duhet ta zgjidhë vetë krizën, pasi kjo është shumë e rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë", tha Montobio në një prononcim për mediat. Sipas tij një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të vijë në Tiranë në 22 shkurt. "Për të parë hapat me të cilat do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri, më 22 shkurt do të vijnë në Tiranë një delegacion i përbërë nga 2 anëtarë. Nuk do të vijnë për të zgjidhur krizën por për të parë hapat me të cilat ajo po zgjidhet nga politika shqiptare" - ka theksuar më tej ambasadori spanjoll, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›