E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten 21 mije euro ne banke, kapen 2 shqiptaret

Greqi-Ka perfunduar brenda 24 oreve, aventura e dy shqiptareve qe grabiten nje sasi parash ne nje banke greke. Ariol Deda dhe Dede Voci, te dy 25-vjecar, jane arrestuar nga policia greke disa ore pas ngjarjes. Dy shqiptaret akuzohen se dy dite me pare, grabiten 21 mije euro ne nje banke ne ne ishullin e Evias te Greqise. Policia greke eshte vene menjehere ne ndjekje te tyre, madje aksioni per kapjen eshte shoqeruar edhe me te shtena zjarri nga te dyja palet, bejne te ditur mediat greke. Sipas tyre, dy shqiptare te armatosur me nje automatik dhe nje pistolete, kane hyre ne banke dhe pasi kane grabitur 21 mije euro jane larguar me dy makina. Per kapjen e tyre policia greke vuri ne funksion edhe nje helikopter. Brenda 24 oreve, policia ka mundur te bjere ne gjurmet e grabitesve dhe i ka arrestuar ata ne zonen bregdetare Eretria, ne nje hotel ku ata ishin strehuar. Bashke me arrestimin e tyre, policia ka mundur te gjeje ne makinen e grabitesve, sasine e eurove dhe armet e perdorura. Njeri prej shqiptareve te akuzuar, Dede Voci pas arrestimit eshte derguar ne spital, pasi nga shkembimi i zjarrit ishte plagosur ne kembe.

Grabitja

Dy shqiptaret Dede Voci dhe Ariol Deda, nen kercenimin e armeve, kane mundur te grabisin ne nje banke ne ishullin Evia, 21 mije euro. Policia greke eshte vene menjehere ne ndjekje te tyre dhe ka mundur t'i arrestoje te fshehur ne nje hotel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›