Vidhnin shtëpi dhe lokale, policia e Lushnjës, finalizon disa aksione
Efektivët e Policisë Kriminale të Lushnjes kanë vënë në pranga një 25-vjeçar në kërkim që prej kohësh veprontë në këtë rreth.
Burime zyrtare nga Policia e Lushnjes konfirmuan arrestimin e Ervis Myrtajt, 25 vjeç nga fshati Afrim i Ri i Fierit, i cili dyshohet për një seri vjedhjes.
Kështu policia tha se së bashku me një tjetër person 25-vjeçari ka vjedhur automjetin e shtetasit Jaup Bano më datën 23 mars.
Në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i 25-vjeçarit Myrtaj, të cilit iu kapën edhe disa çelsa për hapjen e automjeteve.
Ndërkaq, Policia e Lushnjes ka vënë në pranga edhe disa persona të tjerë mbi të cilët rëndon akuza e vjedhjes.
Kështu Jani Bido, 19 vjeç është ndaluar në banesën e tij, pasi dyshohet për një seri vjedhjes në disa dyqane.
Shtetasi I. A, 15 vjeç nga Grabiani është ndaluar pasi në bashkëpunim me shtetasin F. LL nga Durrësi kanë vjedhur një transformator po në këtë fshat. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.