E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton letër Hysenit: SHBA mbështetje Kosovës

PRISHTINE- SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën. Kjo është shprehur në një letër që ka marrë sot Ministri i Jashtëm i Kosovës nga Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton.
Në letër, midis të tjerash thuhet: “Ishte kënaqësi t’ju takoja gjatë Lutjeve të Mëngjesit dhe vizitës suaj në Uashinton. Pata kënaqësinë të diskutoja me ju rreth interesave tona të përbashkëta dhe mirëprita rastin për të dëgjuar pikëpamjet tuaja rreth çështjeve me të cilat ballafaqohen Kosova dhe SHBA-të”.

Më tej, në letrën e Sekretares Amerikane të Shtetit rikonfirmohet mbështetja dhe përkrahja e mëtejme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
“Pres të punojmë së bashku për të çuar më tej objektivin tonë të përbashkët të integrimit të plotë të Kosovës në komunitetin euro- atlantik dhe për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona”.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›