E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë votimet në Itali, test për Berluskonin

ROMë- Mbyllen votimet rajonale në Itali me një pjesëmarrje jo të kënaqshme. Zgjedhjet u zhvilluan për dy ditë rresht. Të dielën u votua nga ora 8 deri në 22 e mbrëmjes, ndërsa sot votimet zgjatën nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 15.00. Të dielën pjesëmarrja ishte 46.2 %. Gjithsej ishin regjistruar 41 votues italianë të cilët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë në 13 nga 20 rajone që ka vendi.

Pas përfundimit të votimeve ditën e parë asnjë parti nuk nxitoi të deklaronte fitoren. Këto zgjedhje janë një test për qeverinë e kryeministrit italian Silvio Berluskoni, dy vite pas ardhjes në pushtet. Qeveria e Berluskonit këto muajt e fundit ka pësuar një rënie popullariteti për shkak të cështjeve ekonomike si papunësia, por edhe për shkak të skandaleve personale të kryeministrit Berluskoni.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›